Një 34-vjeçar me profesion agjent doganor është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar kolegun e tij.
Mësohet se në pranga ka rënë 34-vjeçari i identifikuar me inicialet I. I., ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur më datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 në Sarandë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të 34-vjeçarit për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”./ Opinion.al