Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në këtë javë në Kategorinë e Parë. Sot po zhvillohej ndeshja midis Vorës dhe Shënkollit në një sfidë të mbushur me shumë tension. Kur kishin mbetur dhe vetëm pesë minuta nga fundi ndeshja ka degjeneruar në episode që nuk i lënë aspak vend futbollit.
U akordua një faull në favor të skuadrës së Vorës dhe gjithçka aty është acaruar duke “shpërthyer” në dhunë. Ndërsa në fushë kanë hyrë edhe pjesëtarë nga pankina e skuadrës së Shënkollit. Megjithëse policia private ndërhyri për të qetësuar lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të të dyja skuadrave, ishte shumë e vështirë që të përballohej ai sherr.