Mazhoranca dhe opozita në Parlamentin e Bolivisë u përleshën me grushta gjatë debatit mbi arrestimin e një ish-Presidenti.
Bëhet me dije se opozitari Henry Montero dhe një anëtar i partisë në pushtet, Antonio Colque, ishin protagonistët kryesorë të skenave të dhunës, që kanë bërë xhiron e botës.
Dy politikanët janë goditur me njëri-tjetrin me grushta, madje u shtrinë edhe në tokë si të ishin mundës.
Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq.
Pasi politikanët të cilët kanë nisur fillimisht sherrin janë ndarë nga kolegët, një sherr tjetër nisi mes dy deputeteve, të cilat u kapën nga flokët./Opinion.al