Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Grusht hajdutësh e shndërruan Bashkinë e Tiranës në organizatë kriminale”, Berisha: Ne do të fitojmë edhe luftën

2024/04/19 at 8:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Grusht hajdutësh e shndërruan Bashkinë e Tiranës në organizatë kriminale”, Berisha: Ne do të fitojmë edhe luftën

Partia Demokratike ka mbledhur pasdite e sotme drejtuesit e departamenteve të kësaj force politike. Edhe pse në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha ju është drejtuar të pranishmëve përmes një video-mesazhi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se opozita numëron një seri fitoresh në betejën që nga viti 2021. Më tej, Berisha ka shtuar se këto arritje në PD nuk janë fitorja e luftës teksa ka shtuar se është synuar që opozita të ishte në kontroll të kryeministrit Rama.

Sali Berisha: Sot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu. Sot rotacioni politik de fakto është i bllokuar. Mekanizmat që ka krijuar narkoshteti, e ka shndërruar rotacionin në një horizont që largohet. Por ka dhe një realitet tjetër, i cili duhet të bëjë optimist çdo shqiptar. Në këtë betejë të egër, nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë, apo për një opozitë në këmbët e Edi Ramës, nuk u përdorën vetëm të gjithë potencialet e qeverisë mafioze, por edhe mafia ndërkombëtare, në këtë betejë e vërteta është që ne numërojmë sot një seri fitoresh të cilat nuk janë fitorja e luftës, jo. Ne jemi në mes të luftës, por ama u synua të mos ishim, u synua të ishim në kontroll të plotë të Edi Ramës. U synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por vetëm për të zhdukur një zë, që luftonte me të gjithë mundësitë e tij korrupsionin dhe krimin në këtë vend. Mirëpo të gjitha këto dështuan. Korrëm një fitore. U bë gjithçka që ta copëzojnë PD. Dështuan, korrëm një fitore tjetër. U bë gjithçka që të mos kishte parlament pluralist. De fakto me të drejtat që ju mohuan opozitës, parlamenti nuk ishte më pluralist, por luftuam, bëmë betejë, e fituam.

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk mund të lejohen ata që i quan “grusht hajdutësh” që të privatizojnë Bashkinë e Tiranës teksa shton se janë të kyçur në këtë betejë që beson se do ta fitojnë.

Sali Berisha: Ndodhemi në një betejë të re. Nuk ka qytetar në këtë planet, që i thotë vetes njeri i qytetëruar që të mund të pranojë që një grusht hajdutësh të zhveshur nga çdo moral, të privatizojnë bashkinë e kryeqytetit, ta shndërrojnë atë në një organizatë private kriminale. Ndaj dhe ne jemi të kyçur në këtë betejë, do ta fitojmë. Ne do të fitojmë dhe luftën sepse kauza jonë është e drejtë. Këtu ftoj intelektualët që të përdorin të gjithë potencialin e tyre për të mbrojtur kauzat e drejta, në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga jo shfarosje e butë që nuk e kanë njohur kurrë të tillë në histori.

Ju sugjerojmë

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Para
SHBA, një person i vë flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahet gjyqi për Trump

SHBA, një person i vë flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahet gjyqi për Trump

“Përfaqësuesja e mendimit ndryshe”, Meta për Kryemadhin: Askush mos të qajë hallin e Monës, ajo është zemra jonë

"Përfaqësuesja e mendimit ndryshe”, Meta për Kryemadhin: Askush mos të qajë hallin e Monës, ajo është zemra jonë

“Ja ku më keni!”/Meta ‘sfidon’ Dumanin: SPAK-tarollaku të hetojë kë të dojë, por PL ta harrojë

“Ja ku më keni!”/Meta 'sfidon' Dumanin: SPAK-tarollaku të hetojë kë të dojë, por PL ta harrojë

TE FUNDIT

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
24 Dhjetor, 2025

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë...

Lexo më shumë

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
24 Dhjetor, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar masat e kufizimit të vizave të vendosura nga SHBA-ja ndaj ish-komisionerit të BE-së, Thierry...

Lexo më shumë

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
24 Dhjetor, 2025

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve Gamzent Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi i janë...

Lexo më shumë

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
24 Dhjetor, 2025

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com