Në një dalje për mediat, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me kërkesën e bërë nga përfaqësuesit e grupimit të Alibeajt për t’i ndihmuar që të çlirojnë selinë që sipas tyre është marrë peng nga grupimi i Sali Berishës.
Manja ka theksuar se kjo çështje nuk është detyrë e qeverisë por duhet të zgjidhet brenda dy grupimeve të PD-së.
“Qeveria merr për sipër dhe garanton të drejtën e partive politike të cilët kanë marrë mbi një përqind të votave të qytetarëve shqiptarë për tu pajisur me zyra në nivel qendror dhe vendo, aty ku ka ambiente publike do të jetë një kontratë ku partitë do të lidhin me ministrinë e brendshme ndërsa aty ku nuk ka ambiente publike qeveria merr për sipër që të paguajë qiranë duke marrë parasysh dhe kufirin e sipërfaqes që do të kenë në dispozicion dhe nivelin e qirasë, ndërsa sa i përket kërkesës së PD-së, Zoti u dhashtë fuqi që ti zgjidhin vetë mosmarrëveshjet që kanë foltorja me vulën, nuk është as detyre dhe as pjesë e qeverisë”, është shprehur ministri.