Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi pro-Kremlinit, përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Parlamentit të BE-së

2022/11/23 at 6:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi pro-Kremlinit, përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Parlamentit të BE-së

Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj faqes së internetit të Parlamentit Evropian pasi ligjvënësit e tij e përcaktuan Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit, tha presidentja e këtij institucioni të mërkurën.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë”, tha Roberta Metsola në rrjetin social, Twitter.

“Ekspertët tanë të Teknologjisë Informative po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit. Përgjigja ime: lavdi Ukrainës”, shkroi ajo në Twitter.

Sot ligjvënësit evropianë votuan për ta shpallur Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit, duke argumentuar se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe vendstrehimet shkelin ligjin ndërkombëtar.

Masa është kryesisht simbolike, pasi Bashkimi Evropian nuk ka një kuadër ligjor për ta mbështetur atë. Në të njëjtën kohë, blloku evropian tashmë ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Funksionimi i faqes së internetit “@Europarl_EN” aktualisht po pengohet nga jashtë… Kjo lidhet me një sulm “DDOS” që e pamundëson shërbimin”, tha zëdhënësi i parlamentit Jaime Duch në një postim në “Twitter”.

Sulmet e tilla kryhen duke rritur tej mase vizitat në faqe interneti me qëllim që t’i bllokojnë ato.

Pasi Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën që e shpalli Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit, Moska reagoi me zemërim ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian.

“Unë propozoj përcaktimin e Parlamentit Evropian si sponsor të idiotësisë”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në rrjetin social, “Telegram”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që ta shpallin Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit, duke akuzuar forcat e saj për vënien në shënjestër të civilëve, gjë që Moska e mohon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deri më tani ka refuzuar të bëjë këtë, pavarësisht rezolutave në të dy dhomat e Kongresit që i kërkonin të njëjtën gjë.

Departamenti Amerikan i Shtetit aktualisht ka shpallur Kubën, Korenë e Veriut, Iranin dhe Sirinë si sponsorë shtetërorë të terrorizmit, që do të thotë se ato i nënshtrohen ndalimit të eksporteve të mbrojtjes dhe kufizimeve financiare.

Në BE, parlamentet e katër vendeve deri më tani e kanë përcaktuar Rusinë zyrtarisht si sponsor shtetëror të terrorizmit: Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia./ VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Misteri i formimit të gropës më të madhe dhe të thellë në botë

Misteri i formimit të gropës më të madhe dhe të thellë në botë

Këlliçi flet për Annën, nuk e fsheh më lidhjen me vajzën e gjuhëtares dhe arkitektit

Këlliçi flet për Annën, nuk e fsheh më lidhjen me vajzën e gjuhëtares dhe arkitektit

Zelensky bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Zelensky: Ukrainasit janë të ‘pathyeshëm’ pas sulmeve ruse

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com