Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi kriminal grek pajisi me ID false porositësin e vrasjes së Artan Cukut

2021/12/06 at 12:06 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi kriminal grek pajisi me ID false porositësin e vrasjes së Artan Cukut

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me grupin kriminal që u shkatërrua disa ditë më parë në Greqi për falsifikim të dokumenteve.

Mediat greke kanë shkruar se edhe një kriminel shqiptar kishte siguruar mjete identifikimi të falsifikuara nga grupi kriminel në Greqi. Sipas Kathimerinit, bëhet fjala për Bledar Jambellin, i cili akuzohet për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.

“Në prill të vitit 2020, një kriminel shqiptar me pseudonimin “Ricardo Muho”, me aktivitet kriminal në Spanjë dhe Greqi u soll para hetuesve në Pire për një rast të kontrabandës së cigareve. “Muho” ishte në atë kohë në një burg grek, i akuzuar si autori i vrasjes së ish-oficerit të policisë shqiptare Artan Cuku, tre vjet më parë në Tiranë. Ky i fundit kishte namin si i pakorruptueshëm, pasi në 20 vitet e shërbimit të tij çoi në burg rreth 1000 kriminelë shqiptarë. Një prej tyre ishte “Muho”, i cili akuzohej nga autoritetet shqiptare se kishte urdhëruar vrasjen e komisarit në këmbim të një shpërblimi prej 20 mijë eurosh”-shkruan media greke.

Ndër të tjera Kathimerini bën të ditur se deri në dhjetor 2018, “Muho” fshihej në Athinë duke përdorur një kartë identiteti dhe pasaportë false nën identitetin “Christos Hamkidis”. Dokumentet e falsifikuara ishin blerë për 35 mijë euro nga qarku i falsifikimit që u godit në mes-javën e shkuar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Policisë greke.

Të paktën 20 persona u arrestuan në Greqi mbrëmjen e së martës gjatë aksionit policor për të goditur grupin e falsifikatorëve të pasaportave. Grupi i falsifikatorëve u ofronin shtetasve të huaj letërnjoftime dhe pasaporta të falsifikuara me çmime që fillonin nga 30 mijë euro e lart. Shumica e atyre që përfitonin dokumente false ishin persona me precedentë penal.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi i falsifikatorëve ka nisur aktivitetin që nga 26 prilli i vitit 2013 dhe përbëhej nga grekë, ish-punonjës policie, policë dhe nëpunës të tjerë të shtetit grek. 9 prej të arrestuarve janë policë në detyrë. Shumica e oficerëve të policisë të përfshirë thuhet se janë të lidhur me komisariatet në pjesën perëndimore të rajonit të Atikës në Athinë./Opinion.al

Etiketa: Artan Cukubledar jambelliRicardo Muho

Ju sugjerojmë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Para
4 vite pas humbjes së gruas, Pirro Dhima rigjen dashurinë te sportistja greke

4 vite pas humbjes së gruas, Pirro Dhima rigjen dashurinë te sportistja greke

Shtrëngata dhe rrebeshe, çfarë na pret gjatë javës. Po fundjava?

Shtrëngata dhe rrebeshe, çfarë na pret gjatë javës. Po fundjava?

Nipi hyri me armë e maskë në lokal, deputeti i PS: Di se është jashtë shtetit

Nipi hyri me armë e maskë në lokal, deputeti i PS: Di se është jashtë shtetit

TE FUNDIT

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve...

Lexo më shumë

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
4 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com