Sot kombëtarja shqiptare u rikthye në Shqipëri, pas përfundimit të aventurës së Euro 2024.
Sapo mbërriti në Rinas, gazetarët iu drejtuan mbrojtësit Elseid Hysaj, për ta pyetur për eksperiencën në kampionat, por ky i fundit nuk ka preferuar të ndalojë për gazetarët, por ka folur teksa ishte duke ecuar.
“Tani fillojmë pushimet. Ishte një grup i vështirë, por shumë bukur. Falenderoj të gjithë tifozët. Do iki se kam edhe unë pushimet”, – dëgjohet të thotë anësori.
Hysaj është një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për Europën.