Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Italisë në ndeshjen e dytë të grupit G e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Botëror që do të luhet në Rusi në vitin 2018. Ndeshje e vlefshme për grupin ku ndodhet edhe Shqipëria e cila në këto moment po fiton në Lihtenshtejn me rezultatin 1-0. Autori i golit për spanjollët është Machin Perez Victor në minutën e 55’. Ndërkohë që në ndeshjen tjetër Maqedonia ka shkurtuar diferencën me Izraelin në shifrat 1-2.