Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi i kokainës, Hoxha: Rraja lëvizte me letra polake, iku para 10 ditësh

2020/12/21 at 8:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Çfarë tregon autopsia për  për Admir Murataj”

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ditën e sotme arrestimin e 6 shqiptarëve në Belgjikë, mes të cilëve dy prej tyre tyre janë nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe i afërmi i tij, Fioralb Rraja nga Nikla e Fushës Krujës.


Në një intervistë për ABCNews, Hoxha shprehet se Rraja lëvizte me letra polake në vendet e BE-së, ndërsa vetëm 10 ditë më parë ishte larguar nga Shqipëria. Ramazan Rraja u kap në shtëpinë e një të afërmi ku iu gjetën një shumë parash.

“Personi në fjalë ka dokumente polake dhe ka lëvizur në vende të tjera. Ai ka ardhur në Bruksel për të bërë një takim me Musa Gjikolën, i cili dyshohet se po mbahej në vëzhgim të rreptë, takimi është kryer në praninë e një rusi. Takimi nuk është saktësuar, nëse ka qenë një i vetëm, por ka pasur edhe të tjerë në apartamente apo banesa, ku mund të kenë rakorduar. Veprimet ndaj Rrajës kanë ardhur pas takimit me Musa Gjikolën dhe një rusi. Rasti Rraja, në masën e sigurisë, prokurori ka kërkuar për Ramazan Rrajën një muaj arrest me burg.”- tha Hoxha ndër të tjera.

Sipas tij, aksioni i policisë belge dhe asaj gjermane i finalizuar ditën e sotme është vazhdim i një operacioni policor i nisur që në vitin 2017.

Intervista e Artan Hoxhës

A ishin të pritshëm emrat që u arrestuan, kush janë në të vërtetë dhe lidhja me deputetin?
Në fakt ajo që më shqetëson është përhapja e fenomenit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të tregut të BE-së dhe ky është një rast që provon atë që kemi thënë, që grupet e trafikantëve shqiptarë po synojnë lart dhe duan të marrin pjesën e vet nga sasia e madhe e kokainës që vjen në tregun e BE-së. Në lidhje me emrat dhe operacionin, pavarësisht se deklarata e policisë është bërë sot operacioni është zhvilluar në 15 dhjetor. Policia belge dhe gjermane të përfshira në këtë operacion, arrestimet janë bërë në këto dy vende të martën e kaluar në 04:00-05:00 mëngjesit.

LEXO EDHE: Kokainë në arkat e bananeve drejt Europës, arrestohen 6 shqiptarë

Nga informacioni që kam unë, duke komunikuar edhe me kolegë në Belgjikë, ajo që bie në sy është fakti që operacioni është vazhdë e një hetimi që ka nisur në 2017, në 2018 u kapën 1.8 ton kokainë dhe gjatë asaj kohe mesa kujtoj, shqiptarët ranë në sy, u kapën 1.2 tonë kokainë. Por ishte i çuditshëm fakti që linja e trafikut nuk u zbulua nga policia por marketet që furnizoheshin me bananet. Rastësisht në këto markete në Hanover të Gjermanisë, në 8 markte u gjetën arka me banane dhe 200 kg kokainë. E gjithë kokaina e kapur, 1.8 ton kapte një çmim prej 400 mln euro. Mesa duket ky hetim ka vazhduar dhe kemi rastin e fundit, ku janë përfshirë emrat që kanë dalë, janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Në Belgjikë kanë dalë për masat e sigurisë.

A janë këta emra kupola e trafikut?
Ka disa elementë që duhen sqaruar, që lëvizja e kësaj sasie të madhe kokaine dëshmon se kemi të bëjmë me një organizatë të fuqishme. Mes emrave që shoh, për pjesën e Shqipërisë emri i njohur është i Ramazan Rrajës por spekulimin për lidhje politike duhet t’ia lëmë hetimit. Nga informacioni që kam marrë, Ramzan Rraja para 10 ditësh është larguar nga Shqipëria, ai lëviz me letra polake. Ai është kapur në të gdhirë në 05:00 të mëngjesit në banesën e një të afërmi të vet në Bruksel. Pra është kapur në banesën e një kushëriri të vet, nuk janë gjetur armë, apo sende të tjera, por një sasi parash.

Personi në fjalë ka dokumente polake dhe ka lëvizur në vende të tjera. Ai ka ardhur në Bruksel për të bërë një takim me Musa Gjikolën, i cili dyshohet se po mbahej në vëzhgim të rreptë, takimi është kryer në praninë e një rusi. Takimi nuk është saktësuar, nëse ka qenë një i vetëm, por ka pasur edhe të tjerë në apartamente apo banesa, ku mund të kenë rakorduar. Veprimet ndaj Rrahës kanë ardhur pas takimit me Musa Gjikolën dhe një rusi. Rasti Rraja, në masën e sigurisë, prokurori ka kërkuar për Ramazan Rrajën një muaj arrest me burg.

Nuk ka prova të forta?
Nuk them nëse ka apo jo. Por është fakt që kërkesa belge referuar kërkesës së prokurorit ka dhënë 30 ditë masë sigurisë, deri kur të paraqesë prokurori prova shtesë. Hetimi do ta nxjerrë kush është drejtësi, kupola. Ajo që bie në sy, është fakti që grupi ka synuar portet e mëdha, ku është jashtëzakonisht e vështirë të skanosh cdo kontenier./Opinion.al

LEXO EDHE: I biri u kap me kokainë, flet babai: S’më ka blerë një palë këpucë

Etiketa: Artan Hoxhainterviste


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Kur mund të përdoret tek fëmijët vaksina e COVID-19?

Kur mund të përdoret tek fëmijët vaksina e COVID-19?

Ministri gjerman i shëndetësisë rezulton pozitiv me koronavirus

Akuza zyrtarëve të BE, Balla:Sulme të ulëta nga kryetari"de facto" Berisha

Balluku-Vjosa Osmanit: Trau i Rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë

Balluku-Vjosa Osmanit: Trau i Rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com