Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka u është përgjigjur komenteve të Grupit të Rithemelimit në lidhje me njerëz të armatosur brenda në selinë e PD-së.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka reaguar duke shkruar se armët e tyre janë fjalët dhe zemrat e demokratëve.
Në foto ajo shfaqet së bashku me deputetët Ina Zhupa, Flamur Hoxha si dhe Orjola Pampuri.
“Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate! Me Inën, Flamurin dhe Orjolën”- shkruan ajo në “Facebook”./Opinion.al