Grupi i armatosur, Patriotët e Bashkuar Kushtetues, të cilët u përpoqën të ndalonin emigrantët në kufirin me Meksikën, kishin planifikuar ekzekutimin e Brak Obama-s, Hillari Klinton dhe miliarderit Xhorxh Soros, sipas informacioneve të FBI.
Ky grup është shprehur hapur kundër emigracionit në SHBA, duke theksuar se kështu ndihmojnë në zbatimin e ligjit federal në patrullimin e kufirit.
Ndërkohë, kohë këto akuza janë mohuar nga avokati i udhëheqësit të grupit Patriotët e Bashkuar Kushtetues.
Ndërkohë, Hopkinsi u shfaq si i pandehur këtë të hënë në gjykatën e Las Cruces, Nju Meksiko, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Ai ra në pranga të autoriteteve pak ditë më parë, pasi ndaloi 300 emigrantë në kufirin me Meksikën./ Opinion.al E.Xh.