Djegia e gomave të vjetra vijon të ndotë ajrin dhe të dëmtojë shëndetin e qytetarëve në Vlorë.
Një grumbulli të madh gomash u është vënë sërish flaka të martën duke bërë që shtëllunga të mëdha tymi të ngrihen në qiellin e qytetit bregdetar.
Në zonë ndodhen aktualisht dy automjete të zjarrfikëses për të shuar flakët. Një qytetar i zonës pohon për kamerën se ky është episod i përsëritur.