Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruevski, refugjati VIP i Orbanit

2018/11/21 at 3:39 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Gruevski, refugjati VIP i Orbanit

Nga Keno Verseck


Në Hungari nuk mund të marrë pothuajse askush azil politik, në qoftë se nuk është “refugjati VIP i Orbanit”. Kështu e quajnë politikanët opozitarë ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, i cili ka ikur nga vendi i tij për shkak të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh. Gruevski ka ikur në Hungari përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, pas dënimit në Shkup për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ai fitoi azilin politik në Hungari në një afat rekord. Në rastet e tjera kalojnë me javë të tëra deri sa një person të paraqesë kërkesën për azil.

Gruevski ka paraqitur të martën kërkesën për azil, ndërsa vetëm gjashtë ditë më vonë është miratuar kërkesa e tij, bën të ditur ai vet në faqen e tij të Facebookut. Këtë lajm e ka botuar edhe gazeta hungareze e afërt me qeverinë, Magyar Idök.

 

Autoritetet hungareze ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë lajm. Ato nuk janë përgjigjur në kërkesën e DW për shpjegim. Por në Hungari nuk është ndonjë sekret se gazeta Magyar Idök është shumë e afërt me qeverinë. Një lloj konfirmimi indirekt erdhi megjithatë të martën në mbrëmje, kur ministri i Drejtësisë László Trócsányi, tha për televizionin Echo TV se Gruevski prej këtij momenti mund të lëvizë i lirë, sepse Hungaria nuk do ta ekstradojë në Maqedoni. Në këtë mënyë Trócsányi paralajmëroi edhe mundësinë që Gruevski të largohet shumë shpejtë nga Hungaria.

Pse mori azil Gruevski ?

 Nëse është e vërtetë ajo që Gruevski shkruan në faqen e tij të Facebookut dhe që raporton Magyar Idök atëherë shtrohet pyetja, mbi bazën e çfarë përndjekjeje politike ka fituar Gruevski azilin politik? Ai thotë se jeta e tij është në rrezik dhe se ka pasur kërcënime se mund të vritet në burg, shkruan në rrjetet sociale. Gruevski pohon se procesi gjyqësor është më qëllime politike dhe se në vendin e tij po zhvillohet një lloj “gjahu i shtrigave”.

Por përfaqësuesit e partive politike opozitare në Hungari janë të mllefosur me këtë vendim. Të hënën në parlamentin hungarez është parë edhe një pano e opoztiarëve ku shkruante: „Migranti VIP i Organit”. Deputetja e partisë ekologjiste-liberale në opozitë, Márta Demeter, e quan Orbanin një “Kumbarë politik” i Gruevskit. Viktor Orbani dhe qarqet rreth tij  janë shndërruar në “mbështetës të krimit të organizuar ndëkombëtar”. Ndërsa politikani opozitar Lajos Bokros e quan qeverinë e hungarisë si “Qeveri mafioze”, e cila “mbështetë krimin”.

Zëdhënësi i partisë Fidesz të Viktor Orbganit, János Halász, i ka hedhur poshtë kritikat dhe i ka quajtur si një “cirk”, sepse “Gruevski nuk është ndonjë terorist, pro një person i përndjekur politikisht, që kërkon mbrojtje”.

Ndërkohë në Hungari është shpjeguar pothuajse deri në fund rruga që ka kaluar Gruevski prej Maqedonisë deri në Hungari. Gazeta Magyar Idök ka konfirmuar në një raport ekskluziv përfytyrimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, Gruevski ka kaluar prej Shqipërisë në Mal të Zi dhe më pas në mëngjesin e 12 nëntorit, në orën pesë të mëngjesit, ka kaluar pikëkalimin kufitar Horgosh, mes Serbisë dhe Hungarisë. Vuçiqi dhe mediat hungareze thonë se Gruevski ka kaluar kufirin me një dokument të lëshuar nga autoritetet e Hungarisë. Ky dokument shërben për një kalim të kufirit.

Ekspertët në Hungari thonë se futja e Gruevskit në Hungari dhe procedura e kërkimit të azilit prej vetëm disa ditësh është buzë legalitetit. Nuk është e qartë nëse Gruevski ka pasur të drejtë të ketë një dokument të tillë, pas dënimit në Maqedoni, thotë bashkë kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Hungari Márta Pardavi, për Deutsche Wellen. Ndërkohë që edhe procedura e kërkimit të azilit ka përfunduar tepër shpejt – gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Hungari. Shikuar nga rregullat aktuale në Hungari, Gruevski do të duhej të dëbohej në Serbi, thotë Pardavi. Serbia konsiderohet si vend i sigurt i tretë, që nënkupton se personi që është futur përmes këtij vendi, duhet të kthehet atje automatikisht. Sfondi i vendimit ende nuk dihet, por Pardavi, beson se këtu kemi të bëjmë me një vendim politik./DW

Etiketa: nikola gruveskirefugjati vip


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Kryemadhi: Edi Rama do të jetë një diktator i paprekshëm, por kështjella e tij do shembet

Kryemadhi- Ramës: Librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt

Kosova bllokadë mallrave serbe, rrit taksat në 100%

Kosova bllokadë mallrave serbe, rrit taksat në 100%

Punonjësit e shtetit dhe shkollat 5 ditë pushim, ja vendimi i qeverisë

28 Nëntori, Qeveria jep "dhuratë" 5 ditë pushim
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com