Bota

Gruas i mbërrin në kutinë postare kartolina e dërguar para 100 vjetësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 12/09/20 |
Al Do

Një grua nga Michigan u surprizua kur shkoi në kutinë e saj postare këtë javë – mes faturave të saj të rregullta dhe postës së padobishme ishte një kartolinë që ishte postuar pothuajse 100 vjet më parë.

Brittany Keech i tha CNN se ajo nuk i dha shumë rëndësi në fillim kartolinës sepse ishte e zënë me fëmijët e saj dhe punët e saj të përditshme.

“Mendova se ishte shumë e çuditshme që po merrja një kartolinë sepse askush nuk dërgon më kartolina në ditët e sotme,” tha Keech. “Thashë me vete “ok, kjo është ndryshe””.

Më vonë ajo vuri re se kartolina ishte postuar në 29 tetor 1920. Ajo kishte adresën e saj në Belding, Michigan, por i ishte shkruar dikujt me emrin Roy McQueen.

Kartolina lexon:

“Të dashur kushërinj,

Shpresoj t’ju gjejë të gjithëve mirë. Jemi mjaft mirë por nëna i ka gjunjët shumë të dobët. Është shumë ftohtë këtu. Sapo mbarova mësimin e historisë dhe do të shkoj për të fjetur shumë shpejt. Babai po rruhet dhe nëna po më tregon adresën tënde. Do të duhet të mbyllem për një natë. Shpresoj se gjyshja dhe gjyshi janë mirë. Mos harroni të na shkruani – Roy i rregullon pantallonat akoma “.

Është nënshkruar nga Flossie Burgess.

Kartolina ka temë Halloëeen-i dhe një vulë George Washington në pjesën e pasme.

Keech tha se nuk e ka idenë se çfarë e vonoi kartën, e cila u postua dekada para se ajo të lindte.

Një zëdhënës i Shërbimit Postar i tha se në rastin në fjalë mund të kemi të bëjmë me një letër të vjetër e cila është blerë në një dyqan antikësh dhe është rifutur në sistem./ Opinion.al

Pas