Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja vrau veten në sy të familjarëve, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Doli në oborr me pistoletë në dorë

2018/08/08 at 2:31 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja vrau veten në sy të familjarëve, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Doli në oborr me pistoletë në dorë

Policia e Durrësit e ka klasifikuar si vetëvrasje ngjarjen e dy ditëve më parë, ku mbeti e vdekur me një plumb në kokë bashkëshortja e një punonjësi të Policisë.

Por ndërkaq ky i fundit është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes së të shoqes si dhe si përgjegjës që nuk ka siguruar armën siç e përmban edhe rregullorja. 47- vjeçarja Mirjeta Hajdari dyshohet se u vetëvra në prezencë të të shoqit dhe familjarëve të tjerë në oborrin e shtëpisë. Shkak, sipas dëshmisë së dhënë nga efektivi i Policisë Sherif Hajdari, është bërë një debat i momentit mes tyre.

Ndonëse ai ka pranuar se së fundmi mes tyre kishte keqkuptime e mosmarrëveshje edhe për shkaqe krejt pa rëndësi. “Efektivi u arrestua me akuzën se ka nxitur ose shtyrë bashkëshorten Mirjeta Hajdari të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes. Çifti ka pasur një debat shumë të ashpër mes tyre, debat i zhvilluar edhe në prani të personave të tjerë familjarë. Në një moment dobësie, 47-vjeçarja ka marrë armën e shërbimit të bashkëshortit dhe qëlloi veten me një plumb në kokë”, bëri të ditur Policia, raporton “Panorama”.

Sipas të dhënave nga hetimorët, gruaja ka shkrehur pistoletën në sy të bashkëshortit, kunatës dhe familjarëve të tjerë që ndodheshin në ato momente në oborrin e banesës 3- katëshe ku jeton familja Hajdari.

DËSHMIA

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se ishte vetë efektivi Sherif Hajdari ai që ka lajmëruar kolegët e tij për ngjarjen e rëndë. Pas shoqërimit në Polici, ai ka rrëfyer dinamikën e saj, por më pas ai u prangos për shkaktim të vetëvrasjes.

“Ishim duke debatuar për gjëra të përgjithshme në familje. Nuk kishim ndonjë debat specifik, të paktën jo për motive të dobëta. Unë jam i sëmurë dhe mjekohem për tensionin e lartë. Ishte ora rreth 13.00 dhe siç thashë po debatonim me njëri-tjetrin. Aty ishte kunata ime (nusja e vëllait) dhe familjarë të tjerë, pasi kemi një shtëpi 3-katëshe dhe jeton aty edhe vëllai im me familjen. Llaf pas llafi, ‘jo kështu po ashtu’, debati mori përmasa të tjera. ‘Kush je ti, kush jam unë’, ‘jo ti po unë’. Kështu muhabetesh, në dukje pa rëndësi, por që prodhonin debate. Kur ndërkohë që dolëm përjashta, Merita shkoi në dhomën tonë të gjumit, mori pistoletën time dhe doli në oborr ku ndodheshim ne të tjerët. Aty drejtoi pistoletën në kokë dhe qëlloi veten. Sa e pashë që kishte pistoletën në dorë, i thërrita ‘mos, mos’, por ndërkohë ajo e shkrepi pa më dhënë mundësinë t’ia hiqja nga dora. Kjo është dinamika e ngjarjes. Nuk kishte ndonjë arsye madhore për të ndërmarrë aktin e rëndë. Jemi shumë të dëshpëruar pasi unë humba bashkëshorten, ndërsa djemtë e mi nënën e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera efektivi para kolegëve të tij në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. / Panorama

Etiketa: bashkeshortedurrespolicivetevrasje

Ju sugjerojmë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Foto/15 vite e burgosur në shpellë dhe abuzuar seksualisht nga “doktori” mashtrues

Foto/15 vite e burgosur në shpellë dhe abuzuar seksualisht nga “doktori” mashtrues

Nga Rama tek Basha e Berisha, politikanët shqiptarë zgjedhin të pushojnë në Shqipëri

Nga Rama tek Basha e Berisha, politikanët shqiptarë zgjedhin të pushojnë në Shqipëri

Elbasan/ 40-vjeçarja e sëmurë nga tiroidja, peshon 17 kg në moshën 40-vjeçare

Elbasan/ 40-vjeçarja e sëmurë nga tiroidja, peshon 17 kg në moshën 40-vjeçare

TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com