Kronikë

Gruaja tenton vetëvrasjen pas dhunës së burrit, policia arreston 39-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 13/05/22 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes ka çuar këtë të fundit drejt tentativës së vetëvrasjes.

Policia i ka vënë prangat 39-vjeçarit XH.SH, dhe e akuzon për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Mësohet se gruaja ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha, duke tentuar vëtëvrasjen.

Fatmirësisht, aktualisht gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh.Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia./Opinion.al

Pas