Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja që vrau një fëmijë për hakmarrje: Ndejem e braktisur, burri s’më lë të shoh fëmijët e mi

2017/03/27 at 10:02 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Gruaja që vrau një fëmijë për hakmarrje: Ndejem e braktisur, burri s’më lë të shoh fëmijët e mi

Në vitin 2004 Ardiana Deda kreu një krim monstruoz. Ajo vrau fëmijën 10 vjeçar të burrit, teksa vetë ishte nënë e dy djemve dhe shtatzënë me fëmijën e tretë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh të Burrelit. Ardiana ka 13 vite në burg dhe do të qendrojë aty edhe për 7 vite të tjera. Por a ndjehet ajo e penduar për vrasjen e një fëmijë 10 vjeç në shenje hakmarrje për vëllanë e saj të vrarë? A mban lidhje me familjen, etj. do ti mësoni në intervistën që ka dhënë për gazetën “Shekulli”.


Ardiana ju jeni dënuar për një krim të rëndë. Jeni bërë nënë tre herë. A ndiheni sot e penduar?

Po, e pranoj që në vitin 2004 unë kam vrarë një fëmijë 10 –vjeçar. Për këtë jam dënuar me 17 vite e tre muaj burg. Kam rrëfyer para gjykatës gjithë historinë dhe sot kur kanë kaluar më shumë se 13 vite, ndihem keq. Megjithatë historia e familjes sime është shumë e rëndë dhe jeta ime po ashtu. Deri sa ka ndodhur ai krim unë kam vuajtur. U bëra vrasëse në tre vjetorin e vrasjës së vëllait tim. Jam këtu, pasi shteti im nuk veproi për të arrestuar autorët e vrasjes së vëllait dhe kushëririt tim. Po të kishte reaguar polica, unë sot do isha e bashkuar me familjen.

E thua tani këtë gjë? Kush ishte arsyeja e atij krimi?

Në vitin 2001 mua më vranë vëllain dhe kushëririn. Nikolin dhe Vladimir Haxhia. Kisha tre vite që jetoja për të mësuar se kush ishin autorët e vërtetë të këtij krimi. Vëllai im nuk i kishte bërë keq askujt. Po kështu edhe kushëriri, ishin dy djem të rinj. Gjatë këtyre viteve unë kam zbuluar se pjesë e vrasjes ishin bërë familjarë të ish-bashkëshortit tim. Madje pas kaq vitesh them me bindje se pjesë në vrasje ka marrë dhe ish-burri im. Kisha pak kohë që e kisha zbuluar.

Ditën kur ndodhi vrasja unë isha në pyll duke ruajtur bagëtinë. Me vete kisha dhe fëmijët e mi. Aty vjen edhe fëmija e kushëririt të ish – burrit tim. Nuk e kisha menduar më parë veprimin që bëra. Ishte diçka e momentit. As vet nuk e di se si ndodhi, por ndjenja e hakmarrjes për vëllain tim ishte shumë e madhe. Dua të them se nuk kam dashur të vras fëmijën. Tani kur e mendoj them se ka qenë aksident. Unë isha duke prerë dru në pyll në atë moment, kur ai kalon aty. Pa dashur e qëlloi me sëpatë në kokë. Pas këtij veprimi u vetëdorëzova. Kaq ishte momenti i krimit.

Po më pas?

Kam vuajtur gjatë gjithë kohës. U braktisa nga familja e bashkëshortit. Mbeta fillikat.

Ju thatë se kur u arrestuar ishit 7 muajshe shtatzënë?

Po është e vërtetë. Pak kohë pasi u arrestova linda në burg djalin e tretë. E pashë vetëm në momentin kur lindi, pasi më pas ish-bashkëshorti me familjen e tij e morën. Që prej viti 2004, kur edhe e solla në jetë, unë nuk e kam parë me sy djalin tim, tashmë 13 vjeç. Kam mësuar se ndodhet në Greqi.

Po fëmijët e tjerë?

Asnjë prej fëmijëve nuk më vjen. Unë tani jam vetëm. Po kështu kam dashur të takoj edhe fëmijët, por nuk më është lejuar nga njerëzit e ish-bashkëshorit. Qëndroj në burg dhe nga institucioni e shteti nuk kam përfituar asgjë. Kam kërkuar disa herë të shkoj me leje, por e kam të ndaluar. Nuk më është marrë parasysh asnjë kërkesë. Në vendimin që unë kam marë është shkruajtur qartë se nuk përfitojë asnjë ulje dënimi. Për këtë e di, por që të mos më lejojnë asnjëherë të dalë me leje ashtu si dalin shumë gra të tjera, kjo është padrejtësi.

Kam shkruajtur disa letra për Presidentin. Gjatë një takimi që ministri i Drejtësisë pati me në këtu në burg i kërkuam që të ndërhyrnte për të na krijuar lehtësira, me qëllim që edhe në të përfitojmë nga amnistia, dhe të mos qëndrojmë gjtë gjithë kohës në sigurinë e lartë. Jo se ne jemi të izoluara, por duke u klasifikuar siguri e lartë, nuk përfitojmë asnjë të drejtë.

A keni menduar se çfarë do të bëni kur të dilni nga burg?

Është akoma herët. Unë kam edhe 7 vite për të vuajtur. Nuk e di se si do të veprojë. Kur të dalë, do të jem edhe më e madhe në mosh dhe sot skam asnjë ide se ku do të përfundoj. Do të kthehem në familjen time dhe kaq. Fëmijët e vështirë se do të mund t’i takojë edhe pse do të doja shumë të dija se çfarë bënin, si është djali i vogël. Më ka marrë malli shumë për ta. Nuk di çfarë të them e mendojë më.

Ardiana, keni ju sot hasmëri me ndonjë familje?

Hasmi im është Gjon Paçoku. Unë e di tani shumë mirë se gruaja e tij së bashku me Zef Tarazhin, një nga të afërmit e ish-bashkëshortit tim, më vranë vëllain dhe kushëririn. Në këtë histori është edhe emrin i Ndue Kaçorrit. Unë bëra atë që shteti nuk e bëri. Po të kishte shtet unë nuk do isha shkatërruar kështu. Por për tre vite askush nuk u kujtua për të hetuar dhe vënë në pranga autorët e vërtetë.

Përmendi emra konkret, jeni e bindur?

Historia e fëmiljes sime është shumë e ngatëruar. Por unë arrita të zbuloja lojën që bënin disa nga njerëzit me të cilët unë mendoja se ishim të afërt. Edhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur plotësisht historia e vrasjes. Unë di të them me plotë gojën se njerëzit e burrit tim organizuan vrasjen e vëllait dhe kushëririt. Unë i kisha të dy vëllezër ata që humbën jetën, ishin të pafajshëm.

Po i kthehem edhe një herë historisë suaj. Ju thoni se dy vëlezërit tuaj ishin të pafajshëm, por nuk mendoni se i morët jetën një fëmije të vogël, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me historinë që ju tregoni. Mos vallë reagimi i ish-bashkëshorit tuaj për të marë fëmijën që ju sapo lindët ishte një hakmarrje ndaj teje?

Ashtu është, por në ato momente unë nuk e mendova këtë gjë. E di shumë mirë që ish-bashkëshorti i mori fëmijët nga krahët e mi në shenjë hakmarrje dhe prej asaj kohe nuk është interesuar asnjëherë të di se si ndihem unë. Për këtë qëllim unë them se edhe ai ka pasur dijeni për organizimin e vrasjes së dy vëllezërve të mi për të cilët unë sot vazhdojë të qëndrojë akoma me të zeza. Kjo veshje do të më shoqërojë deri sa të jem gjallë.

***

Historia e vrasjes së dy të rinjve dhe hakmarrja e së motrës

Pak kohë pas vrasjes së dy të rinjve, Nikolin dhe Vladimir Haxhia, policia vuri në pranga një person të dyshuar si autorin kryesor. Familjarët e dy viktimave në atë kohë kërkuan hetim të plotë me qëllim zbulimin e rrethanave të vrasjes se dyfishtë. Ngjarja e 2001 u pasua me vrasjen e një fëmije të pafajshëm, vetëm 10 vjeç. Në atë kohë Gjergj Haxhia, babai i viktimës Vladimir Haxhia, por dhe Gjok Haxhia, vëllai i viktimës tjetër, e lidhin vrasjen me një grabitje me pasojë, të ndodhur në vitin 2000, kur u burgosën tre persona, njerëz të afërt të këtij fisi.

Ata në asnjë rast nuk patën akuzuar fisin Tarazhi si pjesmarrës në vrasje. Por vajza e tyre që sot ndodhet në burg, ka menduar tjetër gjë. Gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, personat e përfshirë në atë ngjarje kishin debatuar duke bërë përgjegjës tjetër njeri. Në atë proces pati tre dënime me nga 12, 13 dhe 1 vit burg. Më pas, gjendja u përkeqësua deri në vrasjen e 6 gushtit 2001. Vrasja e dy kushërinjve ndodhi 150 metra larg shtëpisë së Vladimir Daçit. Që nga ajo ditë, Haxhiajt gjithnjë kanë akuzuar këtë të fundit për këtë vrasje të dyfishtë, por duke mos marrë përgjigje pozitive nga ana e organeve të hetimit apo të policisë.

Vrasja e fëmijës

Vitjana, ose Ardiana si kërkon ta quajnë tani në burg, kishte vendosur të merrte hakun e vëllait të saj të vrarë. Potr ajo ndryshe nga familjarët e saj, mendonte se në vrasje kishin gisht dhe njerëzit e ish-bashkëshortit. E ndodhur nën trysninë psikologjike të vrasjes së të vëllait dhe problemeve që vetëpërjetonte në fshatin Tarazh, ku ishte martuar, Vitjana Tarazhi vendos të vrasë fëmijën 10-vjeçar të kushëririt të burrit, vrasje e kryer pikërisht ditën e 6 gushtit 2004, në trevjetorin e vrasjes së të vëllait. Ajo e realizoi këtë vrasje në kohën kur 10-vjeçari Gjok Tarazhi po luante me fëmijën e saj.

Ajo i gënjeu fëmijët duke i futur thellë në pyll ku do të merrte dru zjarri. Por, sapo u fut në pyll, la djalin e saj disa metra më larg, duke e tërhequr me djallëzi Gjokën në një vend dushkor, ku e masakroi me sopatë në kokë e në qafë. Pasi kreu aktin, mori fëmijën e saj dhe u nis për tek shtëpia e prindërve në Baz, ku dhe tregoi për vrasjen e kryer duke u shprehur se kishte marr hak për vrasjen e vëllait.

Por nga familja e Vitjanës, nuk u pranua se fisi Tarazhi kishte gisht në vrasjen e dyfishtë. Në të gjitha fazat e gjykimit Vitjana Tarazhi nuk ka shfaqur shenja pendese, përkundrazi duke u shprehur se kishte marrë gjakun e të vëllait. Për këtë krim monstruoz mbi një fëmijë, ajo u dënua me 25 vite burg, dhe po atje në burg lindi fëmijën e saj.

Etiketa: Ardiana Dedabraktisjee burgosurfamiljefemijevrasje


Ju sugjerojmë

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
Aktualitet

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

19 Korrik, 2025 9:52 am
Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
Aktualitet

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

19 Korrik, 2025 9:24 am
Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb
Bota

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

19 Korrik, 2025 9:14 am
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

19 Korrik, 2025 9:11 am
Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?
Rajoni

Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?

19 Korrik, 2025 9:07 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

19 Korrik, 2025 8:45 am
“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
Aktualitet

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

19 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:15 am
Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Para
Vuçiç: Ky është paralajmërimi im i fundit ndaj shqiptarëve

Serbia provokon sërish, treni nacionalist i afrohet Kosovës

30-vjetori përrallor i Elvana Gjatës, shpenzime marramendëse me të dashurin sekret

Foto/ Elvana Gjata drejt suksesit në Amerikë, darkon me yllin e njohur ndërkombëtar

Një drejtor televizioni emërohet në krye të QSUT-së

Një drejtor televizioni emërohet në krye të QSUT-së
















TE FUNDIT

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
19 Korrik, 2025

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', tregon pamjet nga Thethi pas aksionit...

Lexo më shumë

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
19 Korrik, 2025

Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës tre të mëngjesit, raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi.  Ngjarja raportohet...

Lexo më shumë

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb
19 Korrik, 2025

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me...

Lexo më shumë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
19 Korrik, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com