Bota

Gruaja që ka mbi 200 ditë me simptoma të koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 01/11/20 |
Opi Nion

Një rast i rrallë është regjistruar në Spanjë, ku një grua 42-vjeçe ka më shumë se 200 ditë që ka simptoma të COVID-19.

Mësohet se ajo i ka shfaqur simptomat e para në 13 mars, por edhe pse kanë kaluar muaj, Rosalia ende ka shqetësimet që sjell COVID-19.

Në një intervistë për agjencinë EFE, ajo thotë se ndihet si një grua 70-vjeçare: “Marr çdo ditë ilaçe, nuk mund të punoj, vuaj nga pagjumësia dhe kam frikë për bashkëshortin dhe djalin e vogël që kujdesen për mua”.

Ajo shpreson që mjekët të arrijnë të gjejnë një ilaç për të mposhtur më në fund virusin: “Kam provuar trajtime të ndryshme, por asgjë deri tani nuk ka funksionuar. Çdo ditë jam keq, kam 230 ditë radhazi që jam keq, asnjë ditë e mirë”./ Opinion.al

Pas