Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja nxjerr nga shtëpia bashkëshortin: Këta pisllëqet i kanë bërë…

2019/12/15 at 8:59 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gruaja nxjerr nga shtëpia bashkëshortin: Këta pisllëqet i kanë bërë…

“Shihemi në gjyq” ka sjellë ditën e sotme një konflikt mes dy bashkëshortësh. 47 vite martesë duket se janë në krizë dhe shkak për këtë është bërë një shtëpi. Zonja Deje kërkon shtëpinë që pretendon se bashkëshorti e ka shitur. Nga ana tjetër, zoti Gani thotë se ka bërë vetëm një marrëveshje, nuk e ka shitur shtëpinë. Njëkohësisht, ai pretendon se dokumenti i shkruar me dorë nuk është firmosur prej tij.


Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi. Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra.

Por kjo kontratë nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo është bërë burim konflikti mes tyre.

Deje: Erdhëm nga Ishmi për në Durrës, për një jetë më të mirë. Në fund të Korrikut të vitit 2001, Ganiu u takua me atë, një copë mashtruesi Zonja Eni, se unë në shtëpi atë, nuk e kam dashur. Unë kur ka hyrë në shtëpi ai kam ngrënë dajak. Se kam dashur se unë kam punuar me atë. Unë nuk e di si e ka futur ky në shtëpi.

Eni Çobani: Pa dijeni tënde?

Deje: Po, pa dijeni time dhe të kalamajve. Një familje shumë e keqe babë edhe bir. Sot kemi përfunduar 4 vjet nëpër gjykata.

Eni Çobani: Po me Ganiun tani? Pse e ke nxjerrë Ganiun nga shtëpia?

Deje: Nuk m’u dha e drejta e fjalës ndonjëherë. Ganiun e kam sjellë këtu, më ka shitur shtëpinë sesi e ka dhënë shtëpinë, ai e di vetë. T’ju tregojë fëmijëve si e ka dhënë shtëpinë? Ky është mes 4 rrugëve, ky në shtëpinë time nuk ka punë më, ta harrojë ky. Pa më dhënë shtëpinë, se është mundi i gjithë jetës, o zonja Eni, e kam bërë pa bukë në bark. Me bukë misri të mykur.

Eni Çobani: E kuptoj, e kuptoj.

Deje: Jo të tallen të tjerët.

Gani: Zonja Eni, unë me atë njeri kam bërë një marrëveshje, pa bërë asnjë lloj veprimi aktshitje. Unë shtëpinë nuk e kam shitur. Aq më keq për këta njerëz që iu pata lënë një marrëveshje, për me shitur shtëpinë iu pata thënë vetëm me gojë, vetëm marrëveshje me gojë. Edhe i thashë tullë, tjegull, dërrasë 10 milion lekë, toka sipas ligjit.

Deje: T’i kanë dhënë lekët?

Gani: Ramë dakord.

Deje: Ku i çove lekët? Ore t’i kanë dhënë lekët apo jo?

Gani: 4 milion lekë ia kam marrë.

Deje: Na ke çuar për një copë langaraq në konflikt. Pse s’më është dhënë e drejta e fjalës?

Eni Çobani: E ke shitur shtëpinë?

Gani: E kam kryer.

Eni Çobani: Po si e ke kryer pa i thënë gruas, zoti Gani?

Gani: Nuk e mendova se do më lindte ky debat.

Deje: Zonja Eni shtëpia ime nuk është shitur. Këta pisllëqet i kanë bërë si i kanë bërë, s’dua ta di fare. Vëllai i tij nuk ka hedhur firmë, se nuk di të hedhi firmë. E ka hedhur tjetërkush. Unë dua shtëpinë time, nuk më intereson kush rrugaç është aty. Është ngatërresë, një llum i paparë.

Eni Çobani: Keni bërë ju një dokument që e kam sot në dorë dhe është aktshitje?

Gani: Jo!

Eni Çobani: 4 milion lekë të vjetra i keni marrë?

Gani: Po i kam marrë, për të lënë shtëpinë në ruajtje.

Eni Çobani: Si i ke marrë? Pa dokument, pa letër, ke firmosur?

Gani: Pa letër zonja Eni. Këtë e kanë bërë vetë. Për të lënë shtëpinë në ruajtje, se unë ika dhe bëmë marrëveshje.

Eni Çobani: Po ku i ke paratë, se Deja thotë se si ka parë lekët?

Gani: Aq lekë ishin, se kishim borxh dhe pagova borxhin që kishim tek shtëpia./ Burimi: TV KLAN



Ju sugjerojmë

Mbytet një person në plazhin e Tales
Aktualitet

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

27 Qershor, 2025 2:51 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

27 Qershor, 2025 2:35 pm
Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona
Aktualitet

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona

27 Qershor, 2025 2:31 pm
Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës
Rajoni

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

27 Qershor, 2025 2:11 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

I shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet 64 vjeçarja. Niset drejt Traumës

27 Qershor, 2025 2:05 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Humb jetën 33-vjeçari në Elbasan, shkak dyshohet mbidoza e heroinës

27 Qershor, 2025 1:56 pm
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari
Aktualitet

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

27 Qershor, 2025 1:47 pm
Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
Aktualitet

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025 1:36 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

27 Qershor, 2025 1:25 pm
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C
Aktualitet

Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

27 Qershor, 2025 1:19 pm
Para
Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

Video/ Martohet Mc Kresha, dalin pamjet e para nga dasma

Video/ Martohet Mc Kresha, dalin pamjet e para nga dasma

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 16 dhjetor 2019
















TE FUNDIT

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

Mbytet një person në plazhin e Tales
27 Qershor, 2025

Një turist italian ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, teksa po notonte në plazhin e Zvërnecit. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
27 Qershor, 2025

Monedha kombëtare, leku, ka vijuar të jetë triumfuese kundrejt valutave edhe përgjatë këtij viti, e veçanërisht kundrejt monedhës euro. Për...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona
27 Qershor, 2025

Policia ka liruar hapësira të reja në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, që...

Lexo më shumë

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës
27 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com