Sociale

Gruaja nga Gjermania: Ish-bashkëshortja e burrit kërkon të jetojë me ne


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:24 - 04/10/20 |
Al Do

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ditën e sotme është trajtuar një rast i veçantë. Bëhet fjalë për një grua nga Gjermania e cila është dashuruar me Blerimin, shqiptar nga Tetova, por janë hasur me probleme të shumta. Familja e Blerimit nuk e pranojnë Nensin sepse ai ka një grua në Shqipëri. Blerimi është ndarë nga gruaja vitin e kaluar, por familjarët nuk e pranojnë këtë ndarje dhe vazhdojnë ta mbajnë ende në shtëpi.

Blerimi dhe Nensi jetojnë në Gjermani, por ish-gruaja nuk i lë rehat dhe i dërgon foto që Blerimi ka bërë me të në hotel. Gruaja nga Gjermania ka ardhur t’i kërkojë ndihmë zonjës Eni për t’i zgjidhur këtë problem, nëse do jetë e nevojshme do ndahet nga Blerimi, sepse ajo kërkon një jetë normale. Nensi ka treguar gjithashtu se ish-gruaja e tij kërkon që ta marrin dhe të jetojë së bashku me ta në Gjermani, gjë që është shumë absurde.

NensiIsh-gruaja e tij vazhdon jeton ende në shtëpinë e tij.

Eni Çobani: Ajo qëndron aty si vajza e shtëpisë dhe ti nuk shkon aty. Ata e ofendojnë Nensin dhe nuk e pranojnë, pse, çfarë arsye kanë?

Nensi: Unë kam folur shumë herë në telefon më ish-gruanë e Blerimit dhe i kam thënë të gjejmë një rrugë të drejtë për fëmijët. Baba i Blerimit më ka ofenduar dhe sharë para fëmijëve. Ajo më ka thënë ok vazhdo me Blerimin, por unë dhe vajzat do vijmë tek shtëpia juaj e të jetojmë me ju.

Blerimi: Kjo nuk mund të pranohet, por nuk është problemi tek bashkëshortja ime.

Nensi: Çfarë femre është ajo që shkon në hotel me burrin që është divorcuar dhe bën foto ekstra për t’i parë unë. Bravo, vërja pak gishtin kokës.

Ardit Gjebrea: Pse thua që nuk e ka fajin ish-bashkëshortja jote?

Blerimi: Ish-bashkëshortja ime ka përkrahjen e babit tim. Babi nuk e pranon që unë të jem problemi i kësaj familje dhe nuk pranon që të ketë divorc në familje.

Eni Çobani: Divorci i Blerimit ka nisur para 3 vitesh në vitin 2017, por kjo procedure u mbyll dhe divorci përfundoi. Ndërsa Nensi e ka ditur që ata janë ndarë që në 2017 prandaj u lidh me të. Tani prindërit e Blerimit e akuzojnë Nensin se e ka prishur martesën e tij.

Blerimi: Kur e kam njohur Nensin, i ka treguar çdo gjë.

NensiUnë i di po pse ke vepruar pas shpinës sime? Ti ke shkuar dy herë në shtëpi, më ka lënë mua letër e ka ikur. Unë kam takuar me Blerimin edhe babain kur kam shkuar në Tetovë. Mua më la Blerimi në hotel dhe më tha që do shkoj në shtëpi derisa të rregullohet situata. Babai i Blerimit tha nuk mund të bëhet ajo se çfarë doni ju sepse unë kam nuse në shtëpi. Ai për mua është një aktor dhe nuk ka fare karakter. Më ka lënë në hotel për dy muaj dhe ka ardhur një herë të më takojë vetëm për 5 minuta dhe unë nuk kam ditur se çfarë të bëj, unë nuk e njohja atë qyteti. /tvklan.al

Pas