Një 77-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë pasi ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës.
Sipas policisë, 77-vjeçarja H.Ç dyshohet se ishte duke larë xhamat në banesën e saj kur është rrëzuar.
Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu.” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.