Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja ndërroi jetë nga i ftohti, OSHEE:Ishte debitore, në objekt s’jetonte njeri

2022/01/28 at 3:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja ndërroi jetë nga i ftohti, OSHEE:Ishte debitore, në objekt s’jetonte njeri

Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Ferras të Fierit, ku 66-vjeçarja Liliana Sema ka ndërruar jetë duke ngrirë nga i ftohti.

Ai ka thënë se kontrata për objektin ku banonte zonja ishte debitore. Sipas tij, në banesën në fjalë nga ana e punonjësve të OSHEE që lexojnë sëhatin është raportuar se nuk jetonte njeri, ndërsa ka theksuar se nga ana e familjarëve nuk është bërë asnjë kërkesë për lidhje të energjisë në këtë periudhë.

“Dua të sqaroj se kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja në fjalë është debitore edhe aktualisht që po flasim. Ka qenë debitore për një periudhë të gjatë. Ka lidhur një aktmarrëveshje në vitin 2018 të cilën e ka ndërprerë në Janar 2020. Është bërë aktive në muajin Mars dhe është ndërprerë përsëri në muajin Dhjetor të 2020. Pra ka një periudhë mbi një vit e ndërprerë. Nga ana e punonjësit të OSHEE që bën leximin e sistemit të matjes është raportuar objekt i mbyllur dhe nuk banon njeri pasi objekti ka qenë i mbyllur kur punonjësi shkon për leximin e sahatit. Dua të sqaroj se nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjar ose nga asnjë i afërm për lidhje të energjisë për këtë periudhë”, tha Fasko.

Ndërkohë më herët në një deklaratë për mediat djali i të ndjerës, Kushtrim Sema shprehet se e ëma jetonte në kushte shumë të vështira dhe se mblidhte kanaçe për të jetuar. Ai pretendon se 66-vjeçarja i kishte paguar dritat deri në muajin dhjetor, e megjithatë energjia i ishte ndërprerë. Po ashtu i biri ka thënë se 66-vjeçarja jetonte me 70 mijë lekë pension, ndërsa ishte ai që ia blente ilaçet.

“Më mori kushëriri në telefon, erdha këtu dhe e gjeta mamanë të vdekur. Isha para 10 ditësh këtu dhe bëra sherr për dritat që t’ja linin të paktën të kishte një dritë ndezur. Mami kishte pension, mblidhte kanaçe, punonte edhe te komshinjtë kur kishte. Vuante nga zemra, tensioni. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor, ata thonë që nuk i ka paguar. Ajo ka vdekur nga i ftohti, ka ngrirë sepse edhe një rezistencë që kishte nuk kishte si ta vinte në punë“, thotë djali i të ndjerës.

Liljana ishte nënë e tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Itali./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kolaudimi, Gonxhe: Çdo certifikatë e skaduar favorizohet me plus 12 muaj
Aktualitet

Blendi Gonxhja: Nuk jemi tërhequr, çmimi i patentave do rritet

21 Mars, 2023 12:56 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash

21 Mars, 2023 12:25 pm
– Berisha: Çdo ndërtim pa leje paguan te policia gjobën deri në 200 mijë euro
Politikë

Berisha padi në “Administrative”: Të çregjistrohet Alibeaj si kryetar i komanduar i PD

21 Mars, 2023 12:18 pm
I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës
Kronikë

I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës

21 Mars, 2023 12:05 pm
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani shkon në SPAK
Aktualitet

Trafikoi kokainë në vendet nordike, dënohet me 9 vite burg Jetmir Kastrati

21 Mars, 2023 11:35 am
Raporti i DASH, Salianji-mazhorancës: E sterroi Shqipërinë, a nuk shqetësoheni?
Aktualitet

Raporti i DASH, Salianji-mazhorancës: E sterroi Shqipërinë, a nuk shqetësoheni?

21 Mars, 2023 11:30 am
Konsultime me Berishën për emrin e presidentit? Alibeaj: Vetëm me grupin e PD
Aktualitet

Grupi i Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

21 Mars, 2023 11:28 am
Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefat e komisariateve që lëvizin
Aktualitet

Lëvizje në Polici, ndërrohen shefat e komisariateve në disa qytete

21 Mars, 2023 11:15 am
Video/Rama çel ekspozitën e tij në Athinë: Jam artisti më i mirë ndër kryeministra
Aktualitet

Video/Rama çel ekspozitën e tij në Athinë: Jam artisti më i mirë ndër kryeministra

21 Mars, 2023 11:11 am
Protesta e opozitës, policia publikon masat e marra
Kronikë

Parandalohet një tjetër krim në familje, 31-vjeçari kërcënon vëllain dhe dajën me armë

21 Mars, 2023 10:55 am
Para
Komisioni i Ligjeve dëgjesë për 5 Majin, mungon Veliaj/ Bushka: Ka sjellë letër

Komisioni i Ligjeve dëgjesë për 5 Majin, mungon Veliaj/ Bushka: Ka sjellë letër

Veliaj: Beteja me FSHF-në është për të ardhmen e fëmijëve

Veliaj: Beteja me FSHF-në është për të ardhmen e fëmijëve

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 16 raste të reja

4 humbje jete dhe 3600 të infektuar me Covid-19 në Kosovë








TE FUNDIT

Blendi Gonxhja: Nuk jemi tërhequr, çmimi i patentave do rritet

Kolaudimi, Gonxhe: Çdo certifikatë e skaduar favorizohet me plus 12 muaj
21 Mars, 2023

Pavarësisht vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor nuk tërhiqet nga vendimi i saj për rritjen...

Lexo më shumë

Flamur Noka pas raportit të DASH: Po fshikullohet qeveria dhe pushteti lokal!

Noka-Alibeajt: S’do lejojmë askënd ta pengojë për shkak të frikës Basha-Alibeaj
21 Mars, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas raportit të DASH, të cilin në një postim të publikuar në...

Lexo më shumë

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
21 Mars, 2023

Prokuroria e Posaçme po e heton ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetajn për 3 akuza. Burime për Klan News bëjnë të ditur se...

Lexo më shumë

Berisha padi në “Administrative”: Të çregjistrohet Alibeaj si kryetar i komanduar i PD

– Berisha: Çdo ndërtim pa leje paguan te policia gjobën deri në 200 mijë euro
21 Mars, 2023

Mesditën e kësaj të marte në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com