Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja izraelite e liruar nga Hamasi rrëfen tmerrin e përjetuar: Më rrahën gjatë gjithë rrugës

2023/10/24 at 3:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrihet marrëveshja për largimin e të huajve nga Gaza

Gruaja izraelite Yocheved Lifshitz, e cila u lirua të martën nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se militantët e rrahën me shkopinj, duke ia mavijosur trupin dhe vështirësuar frymëmarrjen, gjatë rrëmbimit të saj kur i sulmuan qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor.


“E përjetova ferrin, nuk mendoja e as nuk e dija se do të përfundoja në ketë gjendje”, tha ajo një ditë pasi u lirua.

Ata e dërguan atë në Rripin e Gazës me motoçikletë dhe pastaj e detyruan të ecte disa kilometra në tokë të lagur për të arritur në tunelet të cilat, sipas saj, u dukën sikur rrjeta merimange.

Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, tha në Tel Aviv një ditë pasi u lirua se “ata më rrahën mua gjatë rrugës, nuk m’i thyen brinjët, por kisha shumë dhimbje”.

Megjithatë, ajo theksoi se “ata na trajtuan mirë”, duke shpjeguar se një mjek e kishte vizituar atë dhe pengjet e tjera dy apo tri herë në ditë dhe se u kishte sjell ilaçe.

Ajo tregoi se njerëzit të cilët ishin caktuar për t’i ruajtur pengjet “na thanë se besojnë në Kuran dhe se nuk do të na lëndonin”.

Lifshitz ishte banore e Nir Oz, njërës prej komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës, të cilin militantët e Hamasit e sulmuan më 7 tetor.

Bashkëshorti i saj, në të 80-at e tij po ashtu, është në mesin e më shumë se 200 pengjeve që po mbahen ende nga Hamasi në Gazë.

“Ata na trajtuan me butësi, dhe na i plotësuan të gjitha nevojat”, tha ajo, kur u pyet pse ia zgjati dorën njërit prej militantëve në momentin kur u lirua.

Lifshitz i përshkroi pengmarrësit si “shumë miqësorë” dhe si njerëz “shumë të sjellshëm” të cilët ishin organizuar mirë dhe me kohë për marrjen e pengjeve.

“Ata u dukën të gatshëm për këtë, ata u përgatitën për një kohë të gjatë, ata kishin gjithçka që burrat dhe gratë kishin nevojë, përfshirë shampon”, tha ajo para gazetarëve.

“Ne e hëngrëm ushqimin e njëjtë sikur ata, bukë me krem djathi, djathtë të shkrirë, tranguj. Ky ishte ushqimi për gjithë ditën”, tregoi Lifshitz.

Ajo u lirua bashkë me një izraelite tjetër nga Nir Oz, Nurit Cooper, 79 vjeçe, tri ditë pasi një grua amerikane me të bijën u liruan./REL

Etiketa: hamasizraellirimPENGJE


Ju sugjerojmë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

7 Qershor, 2026 12:32 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

7 Qershor, 2026 12:13 pm
Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
Rajoni

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

7 Qershor, 2026 11:44 am
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026 10:42 am
Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin

7 Qershor, 2026 10:23 am
Voton Kurti, apel qytetarëve: Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve
Kryesore

Voton Kurti, apel qytetarëve: Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve

7 Qershor, 2026 9:54 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Aktualitet

Rama ironizon protestuesit: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe

7 Qershor, 2026 9:45 am
Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Kryesore

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh

7 Qershor, 2026 8:51 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Qershor, 2026 8:50 am
SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Para
Vuçiç: Për 2-3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel për bisedime

Vuçiç: Për 2-3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel për bisedime

Vranë 22-vjeçarin shqiptar në mes të rrugës në Britani, 33 vite burg për dy bashkatdhetarët

Vranë 22-vjeçarin shqiptar në mes të rrugës në Britani, 33 vite burg për dy bashkatdhetarët

“Përgjegjës në aferën e djegësve”, Berisha: Dorëheqje të menjëhershme të kreut të ILD-së

Berisha njofton mbledhjen e Kryesisë për ditën e nesërme, çfarë pritet të diskutohet
















TE FUNDIT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
7 Qershor, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar vendet europiane për atë që e cilësoi si një “pushtim” të emigrantëve...

Lexo më shumë

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
7 Qershor, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e...

Lexo më shumë

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
7 Qershor, 2026

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka votuar në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces të rregullt...

Lexo më shumë

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
7 Qershor, 2026

12 persona janë qëlluar me armë në një festival komunitar në shtetin amerikan Ohaio, në atë që policia beson se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}