Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja izraelite e liruar nga Hamasi rrëfen tmerrin e përjetuar: Më rrahën gjatë gjithë rrugës

2023/10/24 at 3:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrihet marrëveshja për largimin e të huajve nga Gaza

Gruaja izraelite Yocheved Lifshitz, e cila u lirua të martën nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se militantët e rrahën me shkopinj, duke ia mavijosur trupin dhe vështirësuar frymëmarrjen, gjatë rrëmbimit të saj kur i sulmuan qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor.

“E përjetova ferrin, nuk mendoja e as nuk e dija se do të përfundoja në ketë gjendje”, tha ajo një ditë pasi u lirua.

Ata e dërguan atë në Rripin e Gazës me motoçikletë dhe pastaj e detyruan të ecte disa kilometra në tokë të lagur për të arritur në tunelet të cilat, sipas saj, u dukën sikur rrjeta merimange.

Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, tha në Tel Aviv një ditë pasi u lirua se “ata më rrahën mua gjatë rrugës, nuk m’i thyen brinjët, por kisha shumë dhimbje”.

Megjithatë, ajo theksoi se “ata na trajtuan mirë”, duke shpjeguar se një mjek e kishte vizituar atë dhe pengjet e tjera dy apo tri herë në ditë dhe se u kishte sjell ilaçe.

Ajo tregoi se njerëzit të cilët ishin caktuar për t’i ruajtur pengjet “na thanë se besojnë në Kuran dhe se nuk do të na lëndonin”.

Lifshitz ishte banore e Nir Oz, njërës prej komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës, të cilin militantët e Hamasit e sulmuan më 7 tetor.

Bashkëshorti i saj, në të 80-at e tij po ashtu, është në mesin e më shumë se 200 pengjeve që po mbahen ende nga Hamasi në Gazë.

“Ata na trajtuan me butësi, dhe na i plotësuan të gjitha nevojat”, tha ajo, kur u pyet pse ia zgjati dorën njërit prej militantëve në momentin kur u lirua.

Lifshitz i përshkroi pengmarrësit si “shumë miqësorë” dhe si njerëz “shumë të sjellshëm” të cilët ishin organizuar mirë dhe me kohë për marrjen e pengjeve.

“Ata u dukën të gatshëm për këtë, ata u përgatitën për një kohë të gjatë, ata kishin gjithçka që burrat dhe gratë kishin nevojë, përfshirë shampon”, tha ajo para gazetarëve.

“Ne e hëngrëm ushqimin e njëjtë sikur ata, bukë me krem djathi, djathtë të shkrirë, tranguj. Ky ishte ushqimi për gjithë ditën”, tregoi Lifshitz.

Ajo u lirua bashkë me një izraelite tjetër nga Nir Oz, Nurit Cooper, 79 vjeçe, tri ditë pasi një grua amerikane me të bijën u liruan./REL

Etiketa: hamasizraellirimPENGJE

Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Vuçiç: Për 2-3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel për bisedime

Vuçiç: Për 2-3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel për bisedime

Vranë 22-vjeçarin shqiptar në mes të rrugës në Britani, 33 vite burg për dy bashkatdhetarët

Vranë 22-vjeçarin shqiptar në mes të rrugës në Britani, 33 vite burg për dy bashkatdhetarët

“Përgjegjës në aferën e djegësve”, Berisha: Dorëheqje të menjëhershme të kreut të ILD-së

Berisha njofton mbledhjen e Kryesisë për ditën e nesërme, çfarë pritet të diskutohet

TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com