Në momentin kur gruaja i thotë gjyqtarit Guximtar Baçi se e ka rregjistruar teksa i kërkon favore seksuale dhe se materialet do ti çojë te gazetarja, gjykatësi e ka kërcënuar se nëse kjo ndodh, “ai dhe denoncuesja do të ndahen me plumba”.
“E bën atë ti, edhe… bashkë ndahemi me plumbat”-dëgjohet të thotë Guximtar Baçi, Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, në një tjetër audio-regjistrim, të publikuar në emisionin Opinion.