Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja i kërkon të mos e lerë, bashkëshorti: Ik mos më kap mua…

2019/07/21 at 7:47 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gruaja i kërkon të mos e lerë, bashkëshorti: Ik mos më kap mua…

Flutura është martuar me Arbenin tre vite më parë, ndërsa bashkë me ta jeton edhe mamaja e Fluturës. Pikërisht jetesa me mamanë e saj ka sjellë konflikte mes çiftit dhe familjarëve të Fluturës, aq sa tashmë Arbeni po mendon edhe largimin nga shtëpia. Por ky vendim është i papranueshëm nga Flutura, e cila përgjatë gjithë kësaj seance në “Shihemi në Gjyq”, i lutet bashkëshortit që të mos e bëjë, jo vetëm me fjalë. Ajo shkon herë pas here tek ai duke e kapur nga duart e bluza.


Arbeni nga ana e tij thotë se problemi nuk është dashuria për bashkëshorten. Ai tregon se kur vendosën që të martoheshin, i kërkoi Fluturës që të shkonte të jetonte me të në Fier. Por ajo nuk mundej sepse kishte nënën e sëmurë dhe duhej të kujdesej për të. Në këto kushte Arbeni shkoi të jetonte në shtëpinë e Fluturës në Elbasan.

Për shkak të gjendjes shëndetësore Arbeni nuk punon. Ai ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, të cilët i dërgojnë atij para. Nga ana e saj, Flutura nuk mund të punojë pasi duhet të kujdeset për të ëmën, megjithatë kur vendosën që të jetonin bashkë, ajo e siguroi bashkëshortin se nuk do të duhej të mbante të ëmën e saj, pasi kjo e fundit kishte një pension në shtetin italian. Por këto para, në 3 vite martesë nuk erdhën asnjëherë.

Flutura thotë se paratë i mban vëllai i saj i vogël, që jeton në Itali. Ky i fundit e akuzon Arbenin se i ka zaptuar shtëpinë dhe se po shpenzon paratë e nënës së tij. Pikërisht kjo situatë e ka bërë të vështirë për Arbenin që të jetojë në shtëpinë e Fluturës, ndaj ka vendosur të largohet, duke i kërkuar Fluturës që të zgjidhë këtë problem që ai thotë është mes bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.

Flutura: Arbeni ka 6 muaj që zihet me mua, sepse do të largohet prej meje, do të ikë në Fier. Do të ndahet.

Arbeni: Pusho të flas unë, të sqaroj.

Flutura: Ardit më fal e (shkon tek Arbeni).

Arbeni: Për ça më solle këtu ti mua? E bëre publike, ishin disa gjëra që ne do t’i zgjidhnim bashkë.

Flutura: Përse do të ndahesh ti prej meje, s’po të laj, s’po të shpëlaj?

Arbeni: Dakord për këto të jam shumë mirënjohës, po zgjidh njëherë problemet e tua brenda për brenda. Ik atje se jam shumë i zhgënjyer prej teje.

Arbeni: Këtu sot nuk duhet të isha unë, sepse problemin nuk e ka me mua e ka më vëllain e saj. Unë dua të iki në Fier si pasojë e problemit që ajo e ka problemin me vëllain e saj, Unë kam rreth 3 vjet që bashkëjetoj dhe jam shumë i kënaqur dhe ka pasur dhe ka dashuri mes nesh. I jam shumë mirënjohës, më hapi edhe derën e shtëpisë. Gjatë kohës që ne u njohëm, u njohëm në rrjetet sociale sepse unë vij nga një divorc, kam dy fëmijë. Ramë në një marrëveshje, u takuam 2-3 dhe bëra ofertën që të vinte kjo në Fier. Kjo kishte arsye të fuqishme që nuk vjen dot, sepse ka të ëmën të sëmurë me sklerozë. Njeri tjetër që ta mbajë nuk ka. Duke rënë në këtë marrëveshje unë pranova që të vij këtu. Plus që zonja e nderuar më tha që mamaja merr një pension. Sepse kur diskutohet një bashkim, diskutohen edhe të ardhurat ekonomike. Me se do të ushqehemi etj. Mua më mbajnë fëmijët, sepse unë kam probleme shëndetësore. M’i japin muaj për muaj, më kanë llogaritur edhe për shtëpi me qira.

Nëna e Fluturës ka jetuar në Itali me vëllain e vogël, aty i është lidhur një pension. Kjo i kërkon vëllait pensionin, vëllai nuk i nis, por aty arrin e më shan mua. Kur një herë në 3 muaj, i dërgon 100 euro, kjo i thotë të keqen, t’u bëfsha. Kështu jam i zhgënjyer unë, i them pse i thua kështu, kur ai merr 600 euro..

Flutura shkon sërish tek Arbeni…

Flutura: Pse do të ndahesh ti prej meje njëherë?

Arbeni: Po kjo është arsyeja moj. Zgjidhe njëherë me tët vëlla. Për këtë jam i zhgënjyer me ty.

Flutura: Ti ke vendosur të ikësh në Fier të ndahesh prej meje, për ça do ndahesh ti prej meje, ku e ke hallin?

Arbeni: Këtu e kam hallin se po vete 60 vjeç dua të rri 5 ditë…

Flutura: Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Ik mos më kap mua, o Ardit të lutem ma merr

Flutura: Jo s’ka Ardit këtu, Arditi do rrijë aty në vend. Nuk ke për të ikur, do rrish këtu me mua.

Arbeni: Po ik moj se nuk mbaroi dynjaja për burra.

Flutura: Nuk dua burrë tjetër unë, nuk kam nevojë për burrë tjetër. Kaq po të them, nuk ke punë të shkosh në Fier.

Arbeni: Zgjidh njëherë problemin me vëllain tënd pastaj bashkë edhe mund t’i zgjidhim.

Në këtë pikë ndërhyn edhe juristja Çobani:

Eni Çobani: Mos ki merak se Arbenin të paktën deri në fund të seancës e ke këtu./Burimi Tv Klan/

Etiketa: ardit gjebreazonja eni


Ju sugjerojmë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Para
SHBA e zhgënjyer nga Turqia

SHBA e zhgënjyer nga Turqia

Eni Çobani: Ai që guxoi të më mbyllë telefonin, do të më njohë se kush jam

Eni Çobani: Ai që guxoi të më mbyllë telefonin, do të më njohë se kush jam

Matura/ Publikohen notat e provimit me zgjedhje

Maturantët shqiptarë duan të studiojnë jashtë vendit
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com