Një grua 39 vjeçare ka paditur në Gjykatë një kirurg plastik, pasi i publikoi në internet fotot e gjoksit të saj. Ajo kishte operuar gjoksin në një klinikë, dhe më pas gjeti fotot e saj të publikuara pa ruajtjen e anonimatit. Mandi Stillëell paditi mjekun kirurg për 300.000 dollarë, ndërsa arriti të përfitonte vetëm 18.000. Ajo dhe mjeku kishin rënë dakort në vitin 2013 që fotot e gjoksit të saj mund të postoheshin për qellime marketing, deri në momentin që asaj do i ruhej anonimati.
Kur ajo njohu një person në një rrjet social, ky i fundit i tregoi për fotot duke i shkaktuar asaj ndjenja turpi dhe poshtërimi. Me këtë arsye, ajo ka shkuar drejt Gjykatës për të realizuar padinë dhe kështu fitoi edhe shumën e parave./Opinion.al