Pasi e divorcoi, bashkëshortja i mbylli edhe derën e shtëpisë duke e nxjerrë në rrugë 58-vjeçarin Gëzim Agolli.
Në kulmin e dëshpërimit, pa ditur se si t’i japë një zgjidhje problemit, ai ka pohuar në fillim se do të vetëvritet nëse nuk i kthehet shtëpia, por më pas është lidhur pas një shtylle elektrike, si mënyrë proteste ndaj gjestit të gruas.