Kronikë

Gruaja e Mustafës: S’e kanë vrarë Licët,15-vjeçari i nisi mesazh të koduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 18/05/21 |
Opi Nion

Ingrid Mustafa, bashkëshortja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë dje në Shkodër, ka dhënë ditën e sotme një prononcim për mediat.

Në fjalën e saj Ingrid Mustafa ka thënë se nuk është Ibrahim Lici autori i vrasjes së tij. Ndër të tjera ajo ka thënë se me familjen Lici kanë marrëdhënie të shkëlqyera, teksa ka hedhur akuza mbi 15-vjeçarin Ergys Malja, i arrestuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit.

Sipas bashkëshortes së vitkimës, ka qenë i mituri që e ka nxjerrë Endri Mustafën nga shtëpia, pasi ka dërguar një mesazh të koduar në telefon. Ingrid Mustafa shprehet se në telefonin e bashkëshortit të saj ka ardhur me mesazh imazhi i një kali, që kishte kuptimin se ai duhej të dilte nga shtëpia dhe të shkonte në zonën e Livadheve, ku më pas  u gjet i vdekur.

“Nuk kemi patur kurre asnje problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemte e tij. Une e kam thene edhe ne polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kane nxjerre sepse nuk ka asnje lidhje dhe jemi 100% te sigurte se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurre asnje problem me ata. Ate nate ne 10 te darkes Endri kerkoi te dilte nga banesa dhe me tha me jep nje xhakovento dhe me tha po shkoj deri ne livadhe dhe po vij per 10 minuta, nuk po vonoj tha. Une i thashe te lutem mos dil se eshte nate por me tha nuk vonoj dhe vij menjehere. Doli me kete djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kerkonte qe nga mesdita.

I kishte bere disa muhabete 15 vjeçari por nga qe ishte ne ate moshe nuk ia kemi vene veshin dhe i thash mos u merr me te sepse e njihnim çfare femije eshte dhe se me ke merrej ai. Burri e anashkaloi ate dhe iku ne 10 te darkes dhe nuk u kthye me. Nuk me ka thene se as se per çfare po shkonte dhe as se çfare do bente. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka patur asnje konflikt me askend dhe nuk i ka bere askujt keq. As nuk ka patur kercenime dhe as nuk ka kercenuar kend.

Ai 15 vjeçi erdhi per qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dale jashte sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeci i ka thene burrit qe nuk po te shkruaj mesazhe por dije qe kur te dergoj nje fotografi te nje kali dil jashte. Nje djale 15 vjeç te shprehet ashtu se di, dikush eshte pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me te. Qe kjo ka lidhje me Lict nuk eshte e vertete dhe une e kam deklaruar edhe ne polici sepse kemi shkuar shume mire.”- është shprehur bashkëshortja e viktimës Endri Mustafa./Opinion.al

Pas