Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja e gjyqtarit “filozof” kanos denoncuesen: Hiq kallëzimin, ose…

2016/08/17 at 8:40 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pezullohet gjyqtari i sms-ve erotike

Kërcënohet e reja që denoncoi gjyqtarin e Beratit për ngacmim seksual. Ka qenë bashkëshortja e gjyqtarit Shyqyri Çobo, e cila ka kanosur 32­vjeçaren, në shtëpinë e saj, me qëllim që të tërhiqte padinë nga prokuroria.

Pas gati 2 muajsh nga bërja publike e skandalit të gjyqtarit Çobo, familja e Irma T. nuk po gjen qetësi. Burime zyrtare të Policisë së Beratit e konfirmojnë faktin se 32­vjeçarja është kërcënuar nga Pranvera Çobo, 58 vjeçe, në banesën e saj, në lagjen “Çlirimi”. “Tërhiq kallëzimin ose do të kesh pasoja!”, mësohet të jetë shprehur gruaja e gjyqtarit. Kallëzimin penal ndaj Pranvera Çobos në Policinë e Beratit e ka bërë menjëherë pas ngjarjes, vetë e reja që denoncoi në fund të qershorit gjyqtarin se i kërkonte favore seksuale në këmbim të dhënies së të drejtës në një çështje gjyqësore.

Zyrtarisht, policia njoftoi dje se, “më datë 15.08.2016 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen P.Ç 58 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen ‘Çlirimi’, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen I.T. 32 vjeçe, që të heqë dorë nga kallëzimi i bërë ndaj bashkëshortit, shtetasit Sh.Ç.”. Të pyetur për rastin, burime nga grupi hetimor pranojnë se bëhet fjalë për bashkëshorten e gjyqtarit 60­vjeçar, Shyqyri Çobo. Familja e tij jeton në Durrës, prej nga ishte nisur gruaja e gjyqtarit për të kanosur 32­vjeçaren, nënë e një fëmije.

Sipas burimeve, Pranvera Çobo e ka pritur për gati 1 orë pranë shtëpisë Irma T. për t’i kërkuar me anë të kërcënimit që të heqë dorë nga padia dhe në këtë mënyrë, ndaj bashkëshortit të saj gjyqtar do të mbyllej dosja. Më herët, edhe vetë gjyqtari ka takuar edhe familjarë të 32­vjeçares, duke u kërkuar që të tërhiqeshin nga kallëzimi, kundrejt shpërblimit financiar. Ndërsa për çështjen e parave familja nuk ishte ndjerë, në rastin kur gruaja e gjyqtarit e ka kërcënuar personalisht Irma T., kjo e fundit i është drejtuar Policisë së Beratit. Denoncimi i regjistruar fillimisht në Polici iu kalua Prokurorisë për hetim të mëtejshëm, pas denoncimit të gruas së gjyqtarit Çobo, me akuzën e “kanosjes”.

NGACMIMI SEKSUAL

Gjyqtari Shyqyri Çobo është pezulluar nga detyra dy muaj më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi u denoncua nga 32­vjeçarja Irma T. se i kishte kërkuar favore seksuale për të dhënë vendim gjyqësor pro saj. Njohja mes tyre kishte ndodhur në Gjykatë, kur gruaja e divorcuar paditi ish­bashkëshortin, pasi ai nuk paguante kontributet për fëmijën. Gjyqtar i çështjes ra Çobo, i cili pasi këmbeu numrat e telefonit me 32­vjeçaren e deri në momentin e kallëzimit i kishte dërguar 170 mesazhe asaj dhe e kishte marrë 300 herë në telefon. Sipas dëshmisë së dhënë nga paditësja, në seancën e parë që ka pasur me gjyqtarin Çobo ai e ka pyetur pse nuk kishte avokat dhe se ajo i është përgjigjur se nuk kishte mundësi financiare. Gjyqtari i kërkoi numrin, duke i thënë se do ta ndihmonte me avokat, ndërsa ka nisur mesazhet. Fillimisht i kërkonte të dinte për çështjen e më pas arriti t’i kërkonte marrëdhënie intime dhe i premtonte të mira materiale./ panorama

Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Fotolajm/ Kur politika ta sjell në majë të hundës. Ja si e shprehin indinjatën votuesit e Peshkopisë

Fotolajm/ Kur politika ta sjell në majë të hundës. Ja si e shprehin indinjatën votuesit e Peshkopisë

Çiklisti nga Kosova aksidentohet në Rio, ambulanca vonohet 40 minuta

Çiklisti nga Kosova aksidentohet në Rio, ambulanca vonohet 40 minuta

Babai i Jonidës: S’më lanë ta shihja e s’di kë varrosa. Vajza thoshte se do vriste veten

Babai i Jonidës: S'më lanë ta shihja e s'di kë varrosa. Vajza thoshte se do vriste veten

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com