Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja e Enea Ftoj shpërthen në lot: Do bëj vetëgjygjësi, burrin ma vranë

2018/05/22 at 1:53 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Gruaja e Enea Ftoj shpërthen në lot: Do bëj vetëgjygjësi, burrin ma vranë

“Enean e vranë policët në komisariat. Kishte shenja të zeza në të gjithë trupin. Kokën dhe mjekrën e kishte të çarë”. Kështu deklaroi bashkëshortja e 27-vjeçarit Enea Ftoi, i cili ndërroi jetë në ambientet e komisariatit të Korçës.


E ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ Entela Ftoi akuzoi publikisht policinë e Korçës se kjo e fundit fshihet pas vdekjes së burrit të saj, baba i tre fëmijëve të mitur, shkruan “BalkanWeb”, ndërkohë që blutë pohuan se ai vdiq për shkaqe natyrale. Nga studio e emisionit Entela kërcënoi publikisht punonjësit e policisë, që sipas saj kanë lidhje me vdekjen e burrit të saj. Entela mes lotëve tha se nëse shteti nuk bën drejtësi dhe gjen autorët, ajo do të bëjë vetëgjyqësi, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ngjarja
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hedhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj ti. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.

Intervista

Kur e takuat Enean për herë të fundit? Si e morët vesh lajmin që ai kishte rënë në burg?
Ishte në komisariat. Mua më thanë disa njerëz që ‘Enean e ka kapur policia’. Ata e kishin goditur me shkelma. Si u mor në pyetje, unë kaloj tek muri i policisë: Më tregon historinë e tij dhe më tregoi se më kanë bërë copa policët. Enea përdorte drogë. Kur del polici, më thotë; “Na sillni metadonin”. Por ata edhe i dhanë edhe hapje, medikamente të tjera. Ai më tha; mu trash gjuha, nuk flas dot. Më pas më tha që më kanë bërë gjilpëra. Shkova në drekë, t’i çoja bukën, thirrja nga muri. Enea nuk mu përgjigj. Shkova prapë në orën 15:00. Shkova të kërkoja policin me emrin Guri. E pyeta se si ishte Enea ai më tha se i kishin dhënë qetësues. “Ik se po fle” më tha shef Guri. Shkova në orën 08:00 të mëngjesit në komisariat. Thirra ‘Enea’ se kishte gjyqin. Kur pyeta policinë me tha se po e vishnin, po e bënin gati. Ne shkuam në gjyq, por nuk erdhi Enea. Ai nuk erdhi, ndërkohë gjyqi vazhdonte. Unë ndërhyra dhe u thash; po si vazhdoni gjyqin kur i pandehuri nuk është në këtu. Unë mendoj se po bëhej gjyqi kur Enea kishte dy ditë që kishte vdekur. Kur u afruam në komisariat, pash dy policet e turnit dhe i pyeta duke thirrur; A ka vdekur Enea?! Kemi pritur 4 orë dhe s’na erdhi njeri. Ata e dinin që kishte vdekur dhe nuk lajmëronin familjarët. Ne e ndaluam mjetin që transportonte trupin e Eneas në morg. Shkova në morg dhe kemi shkelmuar fort kangjellat dhe kemi parë Enean me gjuhë jashtë, me sy të nxirë, dhe i çarë tek mjekra. Dhe tek koka i vrarë. Kemi parë krahun, që i kishte rënë përdhe. I ishte thyer. Kishte shenja dhune në trup, në kurriz shumë të nxira. Kur hymë sërish në morg, pamë që gjuha ishte future brenda dhe shenjat ishin zhdukur. Por ekspertët thanë ai nuk kishte shenja dhune.

Çfarë ndodhi me burrin tuaj atëherë sipas ekspertit?
Më thanë se ishte vdekje natyrale. Ai ishte i varur nga droga. Enea ishte një person që nuk vuante nga asnjë gjë. Ditën e parë ai na foli, ditën e dytë jo.

Prej sa kohësh e përdorte metadonin?
Që prej dy muajsh Enea përdorte metadonin. Ne kemi vajzën e vogël, që tani na bën 1 vjeç. Enea nuk ka qenë as i dhunshëm, as agresiv. Ne na mbante kisha me të ngrenë, 3 ditë hanim, tre ditë jo. Punë kemi kërkuar të dy.

Çfarë kishte bërë Enea herën e parë kur kishte rënë në burg?
Ai vodhi një ushqim të prishur diku në një dyqan. Dhe unë në atë kohë isha shtatzënë. Unë isha 14 vjeç kur u martova me Enean. 15 vjeçe linda vajzën. Kur e dashurova Enean, ata më hoqën nga shkolla. Por unë dola kundër vullnetit të tyre dhe u largova nga aty. Shkova tek shtëpia e Eneas. Enea nuk ishte njeri i keq. Kur kam lindur vajzën e tretë Enea ka qenë në burg. Kur ka dalë ka thënë vetëm një fjalë; ne do ta ndërtojmë jetën se e kuptuam se ça është familja. Por duke mos pasur asgjë, a mund ta ndërtojë jetën një njeri?!

Çfarë e detyroi që të vidhte serish?
Vajzën e dytë e kam të sëmurë me një qendër të zemër. Tani i është bërë një xhungë. Ajo duhet të bënte një ndërhyrje 4-5 mijë euro. Por unë skam as një pjatë gjellë. Kur iku, ai puthi 3 fëmijët tha; babai do vij dhe ne do ikim.

E parandjeve se ça do ndodhte atë ditë?
Nuk e mendova, pasi isha e sëmurë. Kisha qenë në spital dy ditë më parë.

Prej sa kohësh pinte drogë?
Prej 3-4 vitesh. Madje edhe prindërit e mi e morën vesh dhe më thanë lërë. Tani se di se ça do bëj. Nuk kam forcë që të mendoj se ça do bëj. Në këtë siklet që jam bashkë me fëmijët e mi, dua vetëm drejtësi. Ligji është ligj, dhe ai zbatohet. Dhe jo kush bën gabim, dënohet me vdekje.

Cili është apeli juaj, si do ia bësh tani?
Nëse shteti, qeveria nuk e gjen, unë dhe fëmijët e mi do t’ua marrim jetën këtyre personave. S’mund të shtyj jetën kur të shoh vërdallë ata që ia morën jetën./BW

 

Etiketa: deklarateenea ftojgruaja


Ju sugjerojmë

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
Aktualitet

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

5 Korrik, 2025 1:53 pm
“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale
Aktualitet

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale

5 Korrik, 2025 1:34 pm
Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës
Kryesore

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës

5 Korrik, 2025 1:06 pm
Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve
Aktualitet

Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

5 Korrik, 2025 12:41 pm
Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

5 Korrik, 2025 12:26 pm
PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat
Aktualitet

PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

5 Korrik, 2025 12:13 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Pritej mbajtja e seancës së konstituimit të Kuvendit, policia largon deputetët

5 Korrik, 2025 11:57 am
Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët
Aktualitet

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët

5 Korrik, 2025 11:25 am
Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
Aktualitet

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

5 Korrik, 2025 11:09 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Para
Strazimiri: Banda e drogës, 322 mijë Euro avantazh para PD

Kokaina ka lidhje me PD? Strazimiri: Hajde arrestoj tani, por mos të del Olsi Rama

“Pushim selektiv nga puna dhe pa transparencë”, Fondi i Sigurimeve nxjerr në rrugë 36 punonjës

"Pushim selektiv nga puna dhe pa transparencë", Fondi i Sigurimeve nxjerr në rrugë 36 punonjës

VIDEO/ Në “Majemi”, lokalin e Gon Xhafës ku u realizua audio-përgjimi

VIDEO/ Në "Majemi", lokalin e Gon Xhafës ku u realizua audio-përgjimi
















TE FUNDIT

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
5 Korrik, 2025

Pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes, Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë...

Lexo më shumë

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale
5 Korrik, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku...

Lexo më shumë

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij
5 Korrik, 2025

  Me lot në sy, me një dhimbje të pa papërshkrueshme, funerali i Diogo Jota dhe vëllait të tij, André...

Lexo më shumë

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës
5 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ndan lajmin e bukur në rrjetet sociale me ndjekësit e tij. Ai shkrun se sot është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com