Aktualitet

Gruaja e Ervis Imerit: Ja çfarë di për grabitjen dhe miqësinë e viktimave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 04/05/16 |
b.f

Ina Imeri, juriste njëherësh vajza e një biznesmeni të njohur ndërtimi në Tiranë, ka reaguar lidhur me vrasjen e Elton Çiços. Ajo është gruaja e Ervis Imerit njërit prej personave të akuzuar për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të Elton Çiços.

Ajo ka shkruar një letër për mediat ku thotë se i shoqi është biznesmen dhe nuk kishte nevojë të grabiste. Sipas saj, grabitjen e ka bërë Robert Rama dhe disa të tjerë, ndërsa Ervisi i ka shoqëruar me makinë (pa ditur se kanë bërë grabitje). Ajo tregon se i shoqi vetëm sa i ka prezantuar Elton Çiçën dhe Robert Ramën…. Të dy këta të fundit janë vrarë.

LETRA E PLOTË
Unë që po ju shkruaj jam Ina Imeri, bashkëshortja e Ervis Imerit, që ju po talleni e po flisni nga gjërat më të ndryshme që thonë gazetarët.

Por ju lutem, të jeni më të kujdesshëm, sepse ky Ervis Imeri ka familje, fëmijë, shoqëri që dëgjon këto broçkulla.

Si fillim, Ervis Imeri është biznesmen që merret me sipërmarrje aluminesh dhe Elton Çiçën e njihte si tepelenas, gjithashtu edhe si klient, i cili kishte blerë apartamente në vende të ndryshme dhe lokal përballë qendrës “Kristal”, Tiranë, që Ervisi i kishte përfituar nga kleringu.

Gjithashtu, për punime në shtëpinë e Naim Çiçës ka shkuar të paktën një vit para ngjarjes së 31 marsit 2015 dhe nuk i njohu atje se çfarë pasurie kishin ata, por i ka njohur që shpejt se, tepelenas është edhe Ervisi, i cili nuk është barbon të shkonte për vjedhje kur kishte familje, shtëpi, biznes dhe plot të mira të tjera që i dha jeta. Ne jetonim në Kombinat dhe përballë hyrjes së pallatit tonë ndodhej lokali i Robert Ramës, që burri im pinte kafe ndonjëherë, por jo se kishte ndonjë shoqëri të madhe me të.

Një ditë ky i kërkoi një shtëpi me qira burrit tim dhe ai e prezantoi me Elton Çiçën, të cilit i mori shtëpine me qira dhe ku Elton Çiça mburrej se kishte 5 milionë euro. Po kujt i mburrej?! Një hajduti të lindur si Robert Rama, i cili nuk kaloi shumë muaj dhe shkoi për të grabitur atje. Po me kë i bëri planet Robert Rama për grabitjen?

Se që të shkonte atje i duhej një tepelenas që njihte vendin, t’i tregonte shtëpinë e Elton Çiçës dhe ta ruante në momentin e kryerjes së krimit. Ata janë bashkëpunëtorët nga Tepelena, ndoshta edhe miq të Robertit. Unë kam dyshimet e mia, të cilat nuk mund t’i publikoj sepse jam në rrezik pastaj. Atë ta gjejë policia.

Si u përfshi burri im në gjithë këtë rrëmujë do thoni ju? Ervis Imeri ishte 5 ditë jashtë shtetit, erdhi të dielën ku ndenjëm me djalin tonë, pasi atë e kishte marrë malli. Ditën tjetër, ishte e hënë, data 30 ose 31 mars, fundi i muajit, dhe burri duhet të mblidhte sa më shumë fatura TVSH, sepse s’kishte punuar 5 ditë, ngaqë ishte jashtë shteti, gjë që verifikohet nga tabulatet.

Më vonë kemi marrë çunin, kemi dalë dhe gjatë gjithë kohës ka qenë me ne dhe më vonë në lokal me kushëririn e vet dhe babanë tim, duke diskutuar problemet e biznesit. Ka ardhur rreth orës 23­23:30 dhe pasi jemi bërë gati se do shkonim me çunin në Alipostivan, Përmet, në orën 6 kemi fjetur. Por një telefonatë na e prishi qetësinë, aty rreth orës 2:50 ndoshta.

Ishte numër i panjohur dhe burri tha që s’po e hap, por unë insistova sepse u bëra xheloze dhe e hapa vetë celularin. Por në atë moment dëgjova zërin e Robert Ramës, një personi në lagjen tonë, i cili i thoshte burrit: “Kam bërë aksident, kam rënë në lumë. Të lutem më ndihmo, merr rrobat dhe çelësin e makinës në shtëpinë time dhe hajde”.

Burri i tha shumë herë nuk vij, por ai insistonte dhe Ervisit i vinte keq. Shkoi pa e ditur se çfarë kishte ndodhur. Madje, Ervis Imeri nuk kishte aq konfidenca me Robert Ramën sa t’i shkonte në shtëpi t’i merrte rrobat, por ka qenë një shok i Robertit që i ka marrë dhe ia ka dhënë atij.

Kur shkoi në Tepelenë Ervis Imeri, përballë ishte Roberti, por nuk ishte me një shok, por me dy, të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Pasi iu ulën te sedilja mbrapa në makinë i thanë, duke i vendosur armët në kokë, të ecte vetëm drejt e mos ta kthente kokën mbrapa. Më pas ata kishin zbritur nga makina, me të cilën i kishte marrë Ervisi në padijeni për ngjarjen në Krahës apo në Fratar nuk ka rëndësi. Kur erdhi Ervisi në shtëpi, ai ishte shumë i shqetësuar. E pyeta se çfarë kishte dhe më tha që Robert Rama ka bërë diçka të keqe, por nuk e di se çfarë.

Pastaj, pas rreth 30 minutash, u nisëm për në Alipostivan me shoferin tonë dhe u kthyem rreth orës 8 të darkës. Rrugës për në Alipostivan, afër Tepelenës, një shok i burrit e merr në telefon dhe i thotë se në shtëpinë e prindërve të Elton Çiçës kishte ndodhur një grabitje. Ne direkt e bëmë lidhjen që kishte qenë grupi i Robertit që e kishte bërë atë vepër, por ishim shumë të frikësuar për të shkuar të bënim denoncim.

Ishim të frikësuar për djalin tonë 3­vjeçar, ngaqë të dyja palët ishin, jo njerëz të thjeshtë, por njerëz të krimit dhe ishim të kërcënuar nga të dy palët, pala grabitëse dhe ata që u grabitën. Për këtë gjë burri fillimisht, pas dy ditësh, shkoi në spital tek prindërit e Elton Çiçës me shpresën që të sqarohej edhe me Eltonin, por kur shkoi atje, ishin nja 20 shokë të këtij të fundit të armatosur për të mbrojtur këtë dhe prindërit e këtij.
Sqarimi i dytë u bë në Kavajë me Eltonin, ndërsa herën e tretë burri im, Ervisi, është takuar te “Xhaki”, ku dhe i ka thënë se do shkonte të jepte deklaratë për ngjarjen që kishte ndodhur në Tepelenë, që të hetohej dhe të dilnin edhe tabulatet telefonike, por ai nuk pranoi, tha nuk është e nevojshme që ti ta bësh këtë sepse unë të besoj.

Se pse nuk deshi Elton Çiça të bënte deklaratë Ervisi, ato janë llogaritë e tij. Më vonë, më datë 8 qershor, duke shkuar për në shtëpi, morëm një telefonatë ku na lajmëruan se ishte vrarë Robert Rama. Gjithashtu, edhe ne që ditën që ndodhi grabitja edhe deri ditën që u vendos tritoli kemi marrë vetëm kërcënime nga Elton Çiça, pasi donte të dinte se cilët ishin të tjerët në makinë, ndërsa një gjë të tillë burri im nuk e di. Kemi marrë kërcënime nga më të ndryshmet.

Na ndiqnin njerëz me makina, na vinin njerëz në fund të pallatit, e deri në kat arritën, derisa u detyruam të vendosnim kamera. Më datë 11 korrik na u vendos 600 gr tritol poshtë makinës. Pse nuk e gjeti policia se kush e vendosi tritolin, nuk i interesonte se ishin 3 jetë njerëzish aty? Sepse nuk ka shtet, sepse çdo deklaratë që japim ne e blejnë trafikantët, kriminelët, sepse policia jonë nuk punon për ne, por punon për të mbushur xhepat.

Pasi iu vu tritoli, burri im, Ervis Imeri, mendoi se tani situata ishte shumë kritike dhe dha deklaratën, ku foli për ngjarjen e 31 marsit, pozicionin e tij dhe ku i kishte ai dyshimet, por policisë nuk i interesonte se po të kishte plasur tritoli, aty ishin tre jetë njerëzish në makinë, kështu që nuk u interesua të kapte atentatorin, që kjo ngjarje të mos përsëritej.
Policia e dinte që ne ishim të kërcënuar, Elton Çiça i dërgoi njerëz në burg Ervisit ku thoshte: “Mua po më kërcënojnë malokët që kanë qenë bashkëpunëtorët e Robert Ramës, të cilët t’i i more në makinë (që ishin të maskuar). Më thuaj cilët janë t’i vras unë më parë se, përndryshe, unë do të hakmerrem te babai ose te vëllai”.

Dhe vijmë te ngjarja e datës 08.12.2015, ku kunati im ngeli i gjymtuar si pasojë e një atentati me tritol, duke mos pasur asnjë problem me asnjë person ai vetë, duke mos pasur asnjë konflikt nga puna.

Si po e zgjidh shteti këtë? Si do ta ndihmojë shteti një ushtarak, i cili i ka shërbyer 11 vite Shqipërisë, çfarë mbështetjeje i jep nga ana shëndetësore? Betadinë të paholluar në Spitalin Ushtarak? Jo, i duhet një trajtim më i specializuar, ndoshta jashtë shtetit. Ndodhën gjithë këto ngjarje dhe policisë i duheshin akoma prova? Zoti Muça, nëndrejtor i Policisë, po fliste përçart, po fliste 100 versione për ngjarjen.

Si ka mundësi që një punonjës i policisë nuk thotë dot të vërtetën, por edhe pse Elton Çiça vdiq para dy ditësh, ai paska frikë të flasë për të, paska akoma frikë nga ai dhe nuk thotë se çfarë kalibri ishte ai, sa gola u kishte bërë njerëzve? Cila ishte arsyeja që ai mbante makinë të blinduar? Sa atentate i ishin bërë Elton Çiçës më parë? Një herë në Belgjikë dhe një herë në Itali. Dhe TV­të thonë që ai ishte në Itali kur ndodhi grabitja. Ai kishte vite që nuk shkonte se e dinte që po të shkonte andej, e hiqnin qafe. Ai ka
qenë në Tepelenë atë ditë dhe çdo ditë që Policia e nxirrte në kërkim dhe s’e kapi dot. Po pse shteti e la kaq pas dore kapjen e autorit të vrasjes në Durrës? Po për eksplozivin ndaj Ervis Imerit? Po të ishte kapur në kohë Elton Çiça për tritolin në korrik 2015, nuk do ngelej i gjymtuar Elton Imeri.

Por edhe pse ngeli i gjymtuar një ushtarak, një koleg i policisë, ata prapë nuk reaguan. E dini se pas eksplozivit që i është vendosur Elton Imerit, Krimet e Rënda në Tiranë më morën deklaratë, mbaj mend që ishte e premte dhe pas dy ditësh, të henën, Elton Çiça u kërkonte llogari familjarëve të mi për ato që unë kisha deklaruar?
Po pse s’e pyesni kolegun tuaj gazetar se ç’lidhje kishte ai me një njeri të botës së krimit si Elton Çiça dhe ai gazetari nuk dallonte dot plumbin nga kapsolla, aq më keq një efektiv i policisë, në zonën e Bllokut? Ndërkohë bashkëshorti im, Ervis Imeri, ka 10 muaj për moskallëzim krimi dhe nuk e nxjerrin në gjyq se, ky Elton Çiça (nipi i kryebashkiakut të Tepelenës) bënte ligjin në Qarkun e Gjirokastrës. Veç një gabim bëri burri im, në mosdijeni të grabitjes, shkoi të merrte Robert Ramën dhe për këtë u ndëshkua mjaftueshëm besoj.
Besoj se TV­të duhet të flasin të drejtën se, me këto që thoni ju, i bie të vinë të më vrasin mua dhe djalin tim, pasi burri im nuk ka qenë asnjëherë në kërkim, madje dhe Elton Çiçës i tha vetë 2­3 ditë pas ngjarjes se, si e kishte gënjyer Robert Rama dhe ky i shkoi për ndihmë.

Ndërsa në korrik dha vetë deklaratë duke besuar te policia, e cila i është shitur bandave.
Ju lutem merrni informacionet në Prokurori ose te Krimet e Rënda, sepse po na dëmtoni me këto informacione të pasakta. Mund edhe ta publikoni, për mua nuk është problem. Mjafton që ngjarja të thuhet siç ka ndodhur dhe të mos ketë deformime të saj. Faleminderit për kohën dhe durimin që e lexuat!

*Letra është botuar nga Panorama

*Në foto: Makina e Ervis Imerit ku u gjet tritoli që nuk shpërtheu 

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. Sh bukur e paske shkrua letren o zonje e nderuar… Si ka mundesi qe ti i di me kaq detaje historikun e Eltonit?? jo Belgjika,Jo italia, gjithe keto historira cne??? Si ka mundesi? Apo ngaqe ju ka blere pronat dhe Eltoni ju paska hapur zemren juve?????……Nuk besoj se Eltoni ka qene i atij kalibri….Si ka mundesi qe shkoi burri yt ta merte Robert Ramen ate nate te 31 Marsit dhe nuk shkoi ai shoku i vet qe i dha rrobat e Robertit? Jo per gje por ju e kishit thjesht te njohur sepse e kishit ne lagje dhe se burri juaj vetem sa pinte kafe tek lokali Robertit….. Tregohu me e sinqerte sepse keshtu nuk e ndihmon burrin tend……

  2. O baxhell muti.o kurv muti qe del dhe mashtron njerzit dhe i paska then eltoni qe kam 5 milion euro ketij rames qe nuk e njihte fare.po i ka cuar ai kurva jote ervisi ne tepelen se ai e beri intrigen moj te qifsha fisin.se i masakruan prindrit dhe babain e eltonit e qelluan dhe me plumb ne bark ne fund.o familje kurvash qe moret njerzit ne qaf me intriga.u qifsha motren fis kurv

Pas