Bota

Gruaja e agjentit rus që u vra: Shpëtoni Alexein, ka nxjerr dokumente


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 22/08/20 |
Opi Nion

“Duhet në mënyrë absolute të shpëtoni Alexei Navanly, jo vetëm sepse është një opozitar në Rusi. Falë tij janë ngritur hetime. Ka nxjerrë dokumente të rëndësishme mbi korrupsionin në Rusi. A do të ketë një tjetër si ai në atdheun tim?”, kështu është shprehur në një intervistë për “Sky News Uk” Marina Litvinienko, e veja e Alexander, ish-agjenti rus i vrarë në Londër në vitin 2006.

“Të gjithë e kanë kuptuar se kur Navalny ndodhej në Rusi ai ishte i rrezikuar. Tani që është në Berlin është pak më i sigurt. Por nuk besoj se duhet ta lëmë. Ne ende nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur Alexeit”, ka thënë Marina Litvinienko, duke shtuar se nuk besonte që mjekët rusë ishin të lirë të thonin atë që mund të kishin zbuluar.

Për më tepër në rastin e të shoqit, Marina ka thënë se: “Për dy javë nuk u kuptua çfarë i kishte ndodhur. A mund t’ju vëmë faj mjekëve britanikë? Sigurisht që jo. Askush më parë nuk ishte helmuar me polonium radioaktiv”, është shprehur ajo duke shtuar se vetëm kur të kuptohet se çfarë i ka ndodhur Nalvalnyt, mund të kuptohet kush ka dashur ta vrasë./Opinion.al

 

 

Pas