Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja denoncon ish-burrin polic: Na rreshtonte dhe na drejtonte armën

2020/01/12 at 6:59 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja denoncon ish-burrin polic: Na rreshtonte dhe na drejtonte armën

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Deliko. Ajo ka rrëfyer në studio se gjatë martesës së saj 15-vjeçare është dhunuar vazhdimisht dhe me metoda çnjerëzore nga bashkëshorti i saj.

Dhunë kjo që ka vazhduar edhe pas ndarjes. Nga martesa e tyre ata kanë 4 fëmijë, të cilët sipas saj, gjithashtu janë dhunuar nga bashkëshorti.

Ish-bashkëshorti e mbyllte në një dhomë, nuk e linte të shihte fëmijët, madje e kërcënonte që ajo të mos e denonconte. Për hir të fëmijëve, Deliko ka pranuar gjithçka që bashkëshorti i bënte, por një ditë ajo vendosi të merrte guximin dhe të ndahej prej tij.

Deliko: Jam martuar në vitin 1985 dhe deri në 2001 nuk funksinoi më martesa. Por gjatë kësaj martese unë kam 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Po, ish-burrin e kisha shumë të dhunshëm, më dhunonte, më rrihte fëmijët, çfarë nuk punonte mbi mua, më mbante mbyllur. Megjithatë për hatër të fëmijëve e duroja. Hajt sot, hajt nesër, ai sa vinte dhe më keq.

Eni Çobani: Sa vite keni qëndruar në martesë me bashkëshortin tuaj?

Deliko: Rreth 15 vjet! E durova aq shumë sa s’kishte më zonja Eni. Se të ndahet një nënë me 4 fëmijë nuk ndahet kollaj. Se ai ka qenë edhe me punë shteti, polic, dhe vinte i dehur aty, na rreshtonte aty, na drejtonte armën.

Eni Çobani: Ju rreshtonte?

Deliko: Neve nuk flisnim, se unë nuk kisha kujt t’i drejtohesha, as njerëzve të mi se e kisha marrë dhe me dashuri.

Eni Çobani: Një polic i shtetit shqiptar që rreshton familjen nga më i madhi tek më i vogli dhe ju drejton armën! Arsyeja kush ishte?.

Deliko: Ai e di. Sa vinin fqinjët dhe na shpëtonin dhe thoshin: Aman ore çfarë bën. Po s’ishte një ditë, pothuajse ishte e vazhdueshme, sa dhe fëmijët u bënë me hije kur vinte Rahmani në shtëpi. Nuk mbante më zonja Eni, sa filloi pastaj më mori, më mbylli në një dhomë dhe nuk i linte fëmijët të flisninin me mua. Unë nuk flisja dot, le që nuk më linte të dilja jashtë porte. Por nuk dija. Se dhe po të shkoja të ankohesha ai ishte me polici, kishte dy shokë, nuk dija kujt t’i drejtohesha. Se kam qenë gjithmonë e mbyllur. Nuk kishte rrugëzgjidhje, bëmë divorcin.

Eni Çobani: Bëtë divorcin!

Deliko: Të katërt fëmijët erdhën me mua. Po ai prapë më dhunonte, më futi në një kasolle. Më jepte bukë njëherë në 24 orë. Unë s’kisha njeri në Levan të Fierit. Më rrihte në mënyrat më çnjerëzore. Mua arriti sa më rrihte me dru poshtë këmbëve, që mos dilja jashtë të bëja denoncim. Fëmijët ishin të vegjël, vajza e madhe ishte 13 vjeç. Ku do shkonte fëmija? Dhe i pranoja të gjitha dhe jo do të vras, jo do të pres, do vras fëmijët. Do të pres një këmbë ty. Fëmijët nuk m’i linte t’i shikoja./Burimi: tvklan.al

Etiketa: femijegruajapolic

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Dëshmia që la pa fjalë Eni Çobanin: Ish-burri ka pasur 50 gra, i rrihte…

Dëshmia që la pa fjalë Eni Çobanin: Ish-burri ka pasur 50 gra, i rrihte...

Abuzuan me ndërtimet, Gjykata liron 10 nga 17 të arrestuarit në Durrës

Abuzuan me ndërtimet, Gjykata liron 10 nga 17 të arrestuarit në Durrës

Vijojnë tensionet në Irak, goditet me 7 raketa baza ajrore

Vijojnë tensionet në Irak, goditet me 7 raketa baza ajrore

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com