Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja-burrit: Familjarët ta kanë ngulur thikën pas shpine dhe ti…

2021/05/09 at 6:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gruaja-burrit: Familjarët ta kanë ngulur thikën pas shpine dhe ti…

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh që tregojnë problemin me të cilin ata janë përballur vitet e fundit. Luiza tregon se ka pasur një martesë të lumtur me Lavdrimin prej 26 vitesh, por ka disa kohë që ajo është një sherr të madh me të dhe me familjarët e tij. Nëse nuk i rregullojnë problemet me pronën që ata kanë, Luiza i tregon bashkëshortit se do ndahet nga ai.


Lavdrimi: Nuk të le unë të largohesh me fëmijët pa më thënë arsyen.

Luiza: A ke rehat ti në shtëpi?

Lavdrimi: A të godas unë ty, a të vë dorë, të kam ofenduar? Çfarë do ti prej meje?

Luiza: Ky po më çmend zonja Eni, më mirë të më kishe sharë, të më kishe rrahur, t’i më ke vrarë shpirtërisht, kur ishte për të më dëgjuar, nuk më dëgjove.  Në 2010 ne me dëshirë dhe mirëbesimin e familjarëve të tij, na dhuruan një vend për shtëpi. E ndërtuam, por nuk e bëmë për 1 natë, e nisëm në 2010 dhe në 2018 u përfundua. Ajo shtëpi është bërë me gjak dhe me djersë. O zotëri ty të kanë futur thikën prapa shpine, ti akoma nuk e kupton dhe e ndjen. Në 2016 babai i zotërisë, pronën që na i dhuroi së bashku me shtëpinë që ndërtuam neve ia hedh kunatit, e bën pronar kunatin.  

Lavdrim: Babai me dashje apo pa dashje, nuk di ta shpjegoj e ka hedhur pronën e shtëpisë sime në emër të tim vëllai.

Eni Çobani: Ku e keni dhurimin e 2010 që ju ka bërë babai juaj Seferi. Ju nuk duhet të vini tek unë, keni një baba gjallë që duhet t’ju mblidhte tre djemtë dhe t’ju thoshte kjo është e jotja, kjo është e jotja, kjo është e jotja. Saferi nuk e ka bërë dhe pse nuk e ka bërë e di ti nuk do na i thuash, është problemi juaj. Në 2010 ty nuk të është dhuruar asnjë gjë, as një metër tokë, të është thënë me fjalë, hajde ndërto këtu, por toka ka qenë e babait.

Luiza: Ata ta punuan prapa krahëve, si e bëri babai vëllain pronar e ty s’të bëri dhe pronën tënde ia hodhi atij. Ai po bën ligjin në shtëpi, po luan me ne.

Eni Çobani e pyet se ku i ka dokumentet që vërtetojnë se shtëpia është pronë e tij dhe që zonja të rrijë e qetë.

Eni Çobani: Kjo të ka ikur, por ti nuk e ke kuptuar akoma.

Lavdrimi: Jo ajo nuk ka për të ikur. Unë nuk e dija që babai ia ka dhuruar vëllait.

Luiza i thotë bashkëshortit që nëse nuk e zgjidh këtë problemin e pronës, ajo do marrë djemtë dhe do largohet nga shtëpia. Në fund të seancës Eni Çobani tregon edhe zgjidhjen e vetme që çifti mund të ketë për të mbrojtur pronën e tyre.

Eni Çobani: Në vitin 2011 ka vdekur njëri prej anëtarëve që është nëna e zotit Sefer, gjyshja e këtyre fëmijëve dhe pas katër vitesh ka vdekur bashkëshortja e Seferit dhe nëna e djemve. Të dyja zonjat kanë përfituar pjesë dhe më pas nuk janë bërë dëshmitë e këtyre zonjave se kush takon pjesën takuese të tyre. Tek gjyshja nuk fiton vetëm Seferi, por edhe dy motrat e Seferit, hallat e këtyre zotërinjve, ato janë bashkëpronare në pjesën tuaj. Nga nëna juaj ju përfitoni të katërt, babai juaj dhe ju të tre në pjesë të barabarta. Unë i drejtohem familjes suaj dhe hallave të nderuara, këtu do dalin dëshmitë e trashëgimive të dy zonjave, do dalin se kush janë trashëgimtarët, do ripjesëtohet pjesa takuese e këtyre zonjave, t’u shpërndahet këtyre trashëgimtarëve dhe si rrjedhim dhurimi që zoti Sefer ka bërë në vitin 2016 më vjen keq zoti Sefer që kjo kontratë do dalë absolutisht e pavlefshme, prona do kthehet në origjinë, po ripjesëtohet në bazë të pjesëve që kanë mbetur në bazë të trashëgimisë dhe urojmë që patjetër që kjo pjesë në të cilët zotërinjtë kanë ndërtuar të mbetet e tyrja bashkë me ndërtimin./ Tv Klan

Etiketa: e diela shqiptareShihemi ne gjyq


Ju sugjerojmë

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
Kronikë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

6 Korrik, 2025 12:30 pm
Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri
Aktualitet

Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri

6 Korrik, 2025 12:24 pm
Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin
Bota

Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

6 Korrik, 2025 12:19 pm
“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë
Bota

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

6 Korrik, 2025 12:06 pm
Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur
Bota

Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur

6 Korrik, 2025 12:01 pm
“Fantazma” që udhëheq Hamasin, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës
Bota

“Fantazma” që udhëheq Hamasin, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

6 Korrik, 2025 12:00 pm
Para
BE nuk do të rinovojë kontratën me AstraZeneca

BE nuk do të rinovojë kontratën me AstraZeneca

Roskovec, kalimtari përplaset për vdekje nga një makinë

Aksident në Tiranë, makina përplas një 10-vjeçar

VIDEO/Nis vaksinimi masiv në sheshin ‘Skënderbej”, i moshuari:S’kemi frikë

COVID-19/ Shkon në 600 mijë numri i personave të vaksinuar në Shqipëri
















TE FUNDIT

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
6 Korrik, 2025

Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon...

Lexo më shumë

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
6 Korrik, 2025

Kupa e Botës për Klube nuk sjell vetëm prestigj dhe konkurrencë të nivelit të lartë, por edhe përfitime financiare të...

Lexo më shumë

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
6 Korrik, 2025

Për herë të parë që prej vitit 1923, lumi Sena në Paris është rihapur për publikun për not, duke i...

Lexo më shumë

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
6 Korrik, 2025

Një episod dramatik ka shënuar çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube midis Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ku talenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com