Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomare 2 në Vlorë.
Gjatë inspektimit, Rama kritikoi kryebashkiakun Dritan Leli për gjendjen e rrugëve. Teksa përpara tij shfaqeshin gropat e rrugëve, ai është drejtuar Lelit duke e urdhëruar që ti rregullonte vetë dhe mos priste tenderim.
Edi Rama: Mos prit për ato rregullimet atje se nuk ka sens që i lini ato….shikoje shikoje….
Dritan Leli: Ato tani i kam tenderuar
Edi Rama: Jo, jo lere tani…ato duhen rregulluar, 2 metra gropa janë aty rregulloi vete, nuk ka tani apo pastaj. Tenderuar?! Çtenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë aty dhe bëhen gangrenë.
Dritan Leli: Ato do ti mbyllim./ Opinion.al