Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gropa në buxhet 15 miliardë lekë, ja shkaktarët

2015/12/29 at 10:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi diskuton buxhetin, transparenca zero

Të ardhurat buxhetore për periudhën janar nëntor 2015 ishin 343.4 miliardë lekë, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, duke shënuar një rritje prej 4.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, rritja reale është zero, duke pasur parasysh se inflacioni është rreth 2% dhe rritja ekonomike e pritshme mes 2.3-2.5%.


Në raport me planin e rishikuar në mes të vitit, financave u mungojnë 15 miliardë lekë. Në krahasim me planin fillestar, buxhetit të shtetit i “mungojnë” rreth 30 miliardë lekë. Kujtojmë se buxheti u rishikua në ulje në fund të muajit gusht, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave, duke e kthyer në “pikën zero“ në raport me planin dhe mosrealizimi prej  15 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor.

Nga 15 miliardë lekë, që është mosrealizimi i planit për 11 mujorin, 10.6 miliardë lekë është nga të ardhurat tatimore e doganore dhe pjesa tjetër nga të ardhurat jo tatimore.

Të ardhurat nga tatimet e doganat janë rritur me 1.7% me bazë vjetore për 11 mujorin, duke qenë me rritje reale negative prej rreth 2.5% (minus rritjen ekonomike dhe inflacionin).

TVSH, zëri kryesor i të ardhurave në buxhet dhe një tregues direkt i qarkullimit në ekonomi, shënoi një rënie prej 0.1% në raport me 11 mujorin 2014 dhe ishte 4.4 miliardë lekë më pak se plani. Rënia e importeve të disa mallrave (si energjia, cigaretet), ulja e çmimit të karburanteve, janë disa nga arsyet e kësaj tendence.

Të ardhurat nga tatim fitimi u rritën me 12.8% në 21.8 miliardë lekë, duke qenë zëri që është më afër planit.

Akciza vijon me ecurinë negative, duke rëne me 5.3% me bazë vjetore, në rreth 36 miliardë lekë. Ky është zëri i dytë me mosrealizimin më të lartë në raport e planin, -4 miliardë lekë. Rënia e importeve të cigareve është raportuar si arsyeja kryesore e kësaj tendence negative. Ndonëse konsumi nuk vlerësohet në rënie, zhvendosja drejt duhanit vendas dhe rritja e kontrabandës janë arsyet kryesore të kësaj ecurie. ( Lexo: Shperndaresit zyrtare, kontrabanda e cigareve eshte rritur)

Tatimi mbi të ardhurat personale është rritur 7.8% në raport me janar-nëntor 2014, por sërish është me një mosrealizim prej gati 2 miliardë lekësh në raport me planin. Ndonëse tatimi mbi të ardhurat personale u rrit në janar në këtij viti nga 10 në 15%, faktorë të tjerë kanë ndikuar në kahun e kundërt, si psh ulja e normave të interesit në banka.

Taksat nacionale dhe të tjera janë rritur me 6%, duke qenë më afër planit. Ky zë ka performuar më mirë muajt e fundit, ndonëse renta, që ka peshën kryesore, është në rënie, për shkak të uljes së çmimeve të naftës. Taksat nacionale përfshijnë dhe elemente të tjerë si gjobat, që duket se i kanë dhënë hov këtij zëri.

Të ardhurat nga pushteti vendor ranë me 6%, ku efektin kryesore e ka pasur taksa lokale, që ka performuar dobët me ndërrimin e kryetarëve të bashkive dhe kalimin drejt ndarjes së re territorial.

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, janë zëri me ecurinë më të mirë, si në raport me vitin e kaluar, ashtu dhe planin, duke u rritur përkatësisht me 8% dhe 11%. Hyrja neto në skemë e rreth 80 mijë të punësuarve, në kuadër të aksionit antiinformalitet duket se ka dhënë rezultat pozitiv në këtë zë.

Të ardhurat jo tatimore, ndonëse kanë shënuar një rritje të kënaqshme në raport me janar nëntor 2014, (duke ndikuar në 33% të rritjes së të hyrave në total në vlerë absolute për shkak të të arhdurave nga licencat e kompanive celulare në pjesën e parë të vitit), sërish janë 3.5 miliardë lekë më pak se plani./monitor/



Ju sugjerojmë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
Para
Ja çfarë thotë Ledri Vula për projektin e ri të MC Kreshës

Ja çfarë thotë Ledri Vula për projektin e ri të MC Kreshës

Foto story/ Brukseli në shtetrrethim, çfarë po ndodh në kryeqytetin belg?

ISIS planifikoi sulme në Bruksel natën e ndërrimit të viteve

Bamir Topi kërkon ndryshime kushtetuese: Parlamenti, një monster

Topi: Rama nuk e zbatoi marrëveshjen. Largohem nga koalicioni

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Qershor, 2025

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com