Aktualitet

Gripi i shpendëve, Gjeci: Një vatër e re infeksioni në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 28/03/22 |
Opi Nion

Në një dalje për mediat ditën e sotme zv. Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka bërë të ditur se në vendin tonë është konfirmuar një vatër e re e gripit të shpendëve në Vlorë.

“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar, kemi një vatër të re në qarkun Vlorë. Vazhdojmë fushatën sensibilizuese”, tha Gjeci.

Ndërkaq, sipas zëvendësministres monitorimi është shtrirë në të gjithë territorin.

Po ashtu Gjeci ka thënë se vijon asgjësimi i pulave të infektuara, duke ritheksuar edhe njëherë se nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperatura më të larta se 70 gradë Celsius./Opinion.al

Pas