Fahrije Budo (Stringa) është gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zgjidhjen e martesës nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi.
Këtë të mërkurë, u hodh shorti elektronik, gjashtë ditë pas regjistrimit të kërkesë padisë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka si paditës shtetasin Ilir Meta dhe të paditur shtetasen Monika Kryemadhi.
Në deklaratat e dhëna për mediat, Meta ka shpjeguar se kanë qenë grindjet e vazhdueshme për shkak të qëndrimeve politike, që e shtynë drejt këtij vendimi. Sipas kreut të PL-së, marrëdhënia e tyre u kris pas vendimit të Kryemadhit për të djegur mandatet e marra në zgjedhjet e 2017.