Pas asaj në burgun “Manaus” ku humbën jetën 56 të burgosur, një tjetër tragjedi ka ndodhur në një burg në Brazil. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, 33 të burgosur janë gjetur të vdekur në Roraima.
Autoritetet bëjnë me dije se tashmë situata është nën kontrollin e forcave të rendit. Ministria e Drejtësisë së Brazilit njofton se masakra ka ndodhur për shkak të një grindje mes bandave rivale brenda burgut./ tvklan.al