Sport

Griezmann largohet nga Atletico Madrid, Barcelona “josh” francezin


               Publikuar në : 17:00 - 15/05/19 |
Opi Nion

Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë francezi përmes një videoje në “Twitter. Griezmann francezi falënderoi tifozët për dashurinë e treguar ndaj tij gjatë pesë viteve të tij në klub.

“Kanë qenë pesë vite të pabesueshme. Ju falënderoj shumë për gjithçka. Unë do t’ju mbaj në zemrën time. Dua t’ju them se unë kam marrë vendimin për t’u larguar, për t’u përballur me gjëra të reja, sfida të reja. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës. Do shihemi sërish”, tha Griezmann në videon që u botua në llogarinë e “Twitter” të Atleticos.

28 vjeçari edhe pse nënshkroi një kontratë të re vetëm një sezon më parë me Atletico Madrid ka vendosur të ndryshoj ambient për të provuar sfida të reja.

Sipas mediave spanjolle, Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid, por jo nga Spanja, pasi Barcelona është gati të paguaj klauzolën 120 milionë euro të prishjes së kontratës.

Më herët, Griezmann ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e klubit katalanas./ Opinion.al E.Xh.

Pas