Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të grevës së urisë. Ndërkohë në mbështetje kanë shkuar edhe naftëtarë të Kuçovës.
Ata shprehen të vendosur për të vazhduar grevën deri kur të marrin pagat e papaguara të vitit 2016.
“Ta harrojë Rama se dalim nga greva pa marrë pagat. Ne po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmosha. Jemi në gjendje të rëndë shëndetësore, duam zgjidhje sa më shpejt. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha një prej naftëtareve për mediat.
Ndërkohë nga e tij, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje që të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë./ Opinion.al