Aktualitet

Greva/ Gratë naftëtare: Do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 04/11/20 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata shëndetësore e grave naftëtare të cilat kanë 21 ditë në grevë urie duke kërkuar pagat e prapambetura.

Mësohet se dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Grevistet deklarojnë se po iu bëjnë presion me mesazhe anonime që të ndërpresin grevën.

Po pavarësisht gjendjes shëndetësore dhe presioneve, ato janë shprehur se janë të vendosura që të mos e ndërpresin grevën deri në momentin që qeveria do të gjej një zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura.

 “Me këtë heshtje kuptojmë qe qeveria nuk do ta zgjidhi çështjen tonë. Ne jemi për bukën e gojës. Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”,- shprehen naftëtaret.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk iu ka propozuar asnjë zgjidhje naftëtarëve, pasi iu ka vënë kusht që pa ndërprerë grevën ai nuk shkon të bisedojë për problemet e tyre./ Opinion.al

Pas