Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greva e naftëtarëve/Kryemadhi letër 4 institucioneve: Hetoni përgjegjësit

2020/10/19 at 1:19 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“LSI forcë e parë”, Kryemadhi në Durrës: Do i thyej hundët Edi Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka drejtuar një letër publike SPAK, Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, kryetarit të KLSH dhe Avokatit të Popullit në lidhje me çështjen e naftëtarëve, të cilët nuk kanë gjetur zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura.


Kryemadhi, në letrën drejtuar drejtuesve të institucioneve kryesore të drejtësisë, kërkon që të hetohet e gjithë situata e krijuar dhe të dalin para drejtësisë personat që kanë çuar në këtë situatë.

“Kërkoj nga ju që të hetoni deri në fund të gjithë këtë problematikë, nxjerrjen e përgjegjësive ligjore dhe imponimin e fortë ndaj qeverisë dhe pronarëve për zgjidhjen e menjëhershme të problemit, pasi pasojat dhe përgjegjësitë për çdo tensionim të mëtejshëm të situatës, në një zonë ku familje në ekstremin e varfërisë kanë mbetur pa asnjë të ardhur, do të binin vetëm mbi qeverinë dhe pronarët e ndërmarrjes.

Kërkoj gjithashtu edhe verifikimin dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve dhe përgjegjësitë penale që rrjedhin prej tyre, të ministrive përkatëse dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore” shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë se greva e naftëtarëve të Ballshit po vijon prej 22-ditësh. Fillimisht  nisi nga dhjetëra naftëtarë, më pas në ditën e 18 për shkak të problemeve shëndetësore dolën nga greva burra dhe kauza filloi të ndiqet nga gratë që kanë punuar në uzinë.

Letra e plotë

Jam e detyruar t’ju drejtohem lidhur me situatën kritike në të cilën gjenden punojësit e kompanisë së naftës A.R.M.O. sh.a., dhe përkatësisht punojësit sipas njësive KPTHN Ballsh, UPN Fier, Flekt Vlorë.

Këtyre punojësve nuk u është paguar për një kohë shumë të gjatë paga dhe ata vazhdojnë të mos paguhen edhe sot e kësaj ditë.

Punojësit gjenden prej më shumë se tre javësh në grevë urie për të fituar të drejtat e mohuara dhe të grabitura në mënyrë të njëanshme prej pronarëve dhe administratorëve të A.R.M.O.

Situata paraqitet edhe më e rëndë duke pasur parasysh që prej ditësh janë ngujuar punojëset gra, të cilat kanë punuar për vite me radhë në atë ndërmarrje.

Nga pikëpamja ligjore situata është vërtetë skandaloze pasi, të drejtën e marrjes së këtyre pagave, punojësit e kanë fituar me vendim gjykate.

Është e patolerueshme që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, nuk ka monitoruar situatën, nuk ka imponuar gjetjen e zgjidhjeve për punëtorët, ndonëse shteti rezultonte pjesmarrës me 15% në këtë ndërmarrje, dhe kjo pjesmarrje ka patur si detyrim kryesor funksionimin e rregullt dhe në përputhje me ligjin, ku themelore dhe mbi të gjitha mbetet garantimi i të drejtave të punojësve.

Qeveria me ndërgjegje të plotë ka mbyllur sytë përpara shkeljes për një kohë shumë të gjatë, të të drejtave të punojësve, gjë që ka krijuar këtë tensionim ekstrem social, të natyrshëm të punojësve, që ka ardhur nga kjo grabitje e mundit dhe e djersës së tyre.

Punojësit i kanë kërkuar me insistim dhe në mënyrë korrekte këto të drejta të ligjshme të tyre, si dhe kanë organizuar edhe një tjetër grevë urie muaj më parë, në shkurtin e vitit 2020, e cila u mbyll pas kryerjes së një pagese minimale dhe me premtimin nga ana e pronarëve dhe qeverisë për likujdimin e plotë të të gjithë pagave të prapambetura.

Është shumë e qartë të nderuar zotërinj që shkelja e të drejtave të punojësve ka ardhur si pasojë e shkeljeve shumë të rënda të ligjit dhe kjo situatë paligjshmërie ekstreme është pasuar nga reagimi plotësisht legjitim i punojësve, të cilët për shkak të papunësisë së imponuar nga veprimet e njëanëshme të pronarëve, janë zhytur në një varfëri ekstreme.

Realisht, përgjegjshmëria ligjore e punojësve dhe korrektesa e tyre, është vendosur përballë dhunimit të ligjit dhe papërgjegjshmërisë e neglizhencës esktreme të qeverisë e cila ka mbajtur një qëndrim refraktar ndaj kërkesave të tyre, duke u vënë haptas në krah dhe në mbështetje të shkeljes së ligjit.

Përshkallëzimi i situatës jo vetëm do të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e grave greviste, por do të tensionojë akoma më shumë një situatë sociale që praktikisht është në kufijtë ekstrem të varfërisë dhe për pasojë do të krijonte premisat për një përplasje e cila është plotësisht e evitueshme duke zbatuar ligjin dhe duke likuijduar të gjitha detyrimet e pagave të papaguara, që punojësve në mënyrë të ligjshme u takojnë.

Kërkoj nga ju që të hetoni deri në fund të gjithë këtë problematikë, nxjerrjen e përgjegjësive ligjore dhe imponimin e fortë ndaj qeverisë dhe pronarëve për zgjidhjen e menjëhershme të problemit, pasi pasojat dhe përgjegjësitë për çdo tensionim të mëtejshëm të situatës, në një zonë ku familje në ekstremin e varfërisë kanë mbetur pa asnjë të ardhur, do të binin vetëm mbi qeverinë dhe pronarët e ndërmarrjes.

Kërkoj gjithashtu edhe verifikimin dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve dhe përgjegjësitë penale që rrjedhin prej tyre, të ministrive përkatëse dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

 



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
BE: Lajçak u keqinterpretua, ndryshimet kushtetuese vlejnë dhe për Serbinë

BE: Lajçak u keqinterpretua, ndryshimet kushtetuese vlejnë dhe për Serbinë

Yuri Kim: Korrupsioni është një mal problemesh, prioritet ngritja e BKH

Vakancat në Kushtetuese/Yuri Kim: Gjykata duhet të jetë gati në dhjetor

“As i LSI dhe as i opozitës”, Meta me gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës

Meta kundër gjobave për mos mbajtjen e maskave: Qeveria të reflektojë
















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}