Aktualitet

Greva/ Balluku: Kontrollorëve nga 4400 $ rroga u ka shkuar 2400 $


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 07/04/21 |
Opi Nion

Pas takimit të zhvilluar me kontrollorët e trafikut ajror, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se shteti nuk ka asnjë involvim financiar në AlbControl, pasi institucioni i navigimit ajror në Republikën e Shqipërisë të gjitha të ardhurat i merr nga Eurocontrol.

Më tej, ajo theksoi se përderisa trafiku ajror ka rënë gjatë pandemisë, edhe pagat janë ulur. Aktualisht kontrollorët paguhen 2400 $ dollarë nga 4400 $.

“Duke u përballur me këtë problematikë, këshilli mbikqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore. Njëherë në qershor, e një herë në nëntor, deklaron pranë EuroControl deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin këto kosto operative, paga, pagesa të tjera, mirëmbajtje të sistemeve, energjia elektrike, dhe investimet.

Investimet duke nisur nga marsi i 2020 nuk ka pasur në këtë kompani, ka qenë e pamundur prej financave. Kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Për të qenë e saktë dhe qartë është paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë sipas sasisë së operimeve. Kontrollorët në 2019 që ka qenë viti i fundit i rregullt, kanë elaboruar, përpunuar, operuar në total 216 mijë avionë. Gjatë 2020 dhe në fillim të këtij viti kanë operuar me 102 mijë avionë. Trafiku në total për shkak të pandemisë ka rënë me 57% në 2020, ndërkohë që edhe në muajin janar, shkurt, mars që sapo është mbyllur trafiku ka qenë -57%. Operatorët e navigimit ajror, kontrollorët përpunojnë sot që flasim, prej 43% të trafikut normal. Për herë të fundit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, mbarë botën deri në mars të 2020.

Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në kompaninë AlbControl, nuk merr të ardhura nga kjo kompani dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë qindarkë. Ky është një nga parimet e aderimin në Eurocontrol. Kontrollorëve i shkonin pagat 4400 dollarë dhe sot janë në nivelet 2490 dollarë”, tha Balluku.

Kujtojmë se ditën e sotme kontrollorët e AlbControl në Aeroportin e Rinasit vendosën të bojkotojnë punën në shenjë proteste për pagat dhe kushtet e punës. Kjo situatë bëri që Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku të shkonte në aeroport dhe të fliste personalisht me ta për zgjidhjen e këtij ngërçi, por takimi mes dy palëve ka dështuar duke mos çuar në asnjë dakordësi e marrëveshje. Aktualisht në Rinas janë pezulluar të gjitha fluturimet deri nesër në orën 10:00./Opinion.al

Pas