Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për raportet aktuale diplomatike me Greqinë, të cilat duket se nuk janë në nivele të larta.
Raportet mes dy shteteve janë të acaruara për shkak të arrestimit dhe mosbetimin e Fredi Belerit, si kryebashkiak i Himarës.
Ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është i shqetësuar për këtë fakt edhe pse ka pasur kërcënime nga ana e Athinës zyrtare se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në BE.
Pyetjes së gazetarëve ai iu përgjigj duke thënë se nuk i druhet një skenari të tillë.
“Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama./Opinion.al