Rajoni

Greqia ul çmimet e transportit, nuk ka karantinim për turistët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 21/05/20 |
Opi Nion

Pas përmirësimit të situatës së krijuar nga koronavirusi, Greqia po bëhet gati të presë turistët, duke shpresuar se do të rikuperojë dëmet e krijuara gjatë pandemisë.

Më herët, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, ndërsa fluturimet ndërkombëtare charter do të rifillojnë në muajin korrik.

“Sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, datë në të cilën do të hapen hotelet. Gradualisht nga 1 korriku do të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare drejt destinacioneve turistike. Turistëve do t’u merren kampionë për testim në aeroporte dhe do t’iu nënshtrohet protokolleve të higjienës, të cilat nuk do të eklipsojnë diellin dhe bukurinë natyrore të Greqisë”, tha Mitsotakis.

Kështu, turistët nuk do të jenë të detyruar t’iu nështrohen testeve para udhëtimit në Greqi, e as karantinimit 14-ditor. Autoritetet e Athinës janë vlerësuar për mënyrën e menaxhimit të krizës shëndetësore, me vetëm 166 jetë të humbura dhe mbi 2800 raste me Covid-19.

Mitsotakis është i bindur se ashtu siç fituan betejën me pandeminë, do të fitojnë edhe luftën ekonomike. Për të inkurajuar turizmin, Greqia do ta bëjë udhëtimin më të lirë, duke ulur përkohësisht TVSH te të gjitha llojet e transportit e gjithashtu pijet.

Shteti në Mesdhe do të ofrojë gjithashtu testime të kamionëve te turistët edhe pse nuk është e qartë nëse të gjithë do t’i nënshtrohen kësaj procedure.

Greqia po bisedon me një sërë shtetesh europiane lidhur me sezonin turistik të mbetur pezull. Të martën, kryeministri bullgar, Boiko Borisov tha se vendi i tij nuk do t’u kërkojë më qytetarëve asimptomatikë që vijnë nga Greqia apo Serbia të karantinohen./ Opinion.al

Pas