Ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet i fuqishëm i cili ka qenë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, në një thellësi prej 56 kilometra nën tokë.
Lëkundjet e këtij tërmeti të fortë janë ndjerë edhe në vendin tonë, kryesisht në jug të Shqipërisë.
Vetëm një ditë më parë Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballësh duke shkaktuar deri tani një numër prej 24 viktimash dhe mbi 600 të lënduar./Opinion.al/