Rajoni

Greqia thirrje BE-së: Miratoni sa më shpejt pasaportat anti-Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 24/02/21 |
Semiljana Azizi

Greqia ia ka bërë thirrje  Bashkimit Europian që të miratojë pasaportat anti- Covid-19, duke bërë të mundur kështu që të rihapet turizmi.

Në një intervistë me Financial Times, Ministri i Turizmit, Harry Theocharis, është shprehur se aplikimi i pasaportës së vaksinimit duhet të jetë çështja kryesore e Bashkimit Europian.

Theocharis tha se BE duhet të përshpejtojë vendimmarrjen mbi protokollet për lëvizjen e sigurt të qytetarëve europianë nga një vend në tjetrin.

Bashkimi Europian duhet të miratojë pasaportëne vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur.”

Në lidhje me vendimin e qeverisë britanike për ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare jo thelbësore, Theocharis tha: “Unë nuk i kuptoj paralajmërime të tilla, duke pasur parasysh progresin që Britania po bën me vaksinimin.

Nuk mund ta kuptoj pse tani po bëjmë hapa prapa, megjithëse tani kemi mjete gjithnjë e më efektive në ‘arsenalin tonë’ krahasuar me vitin e kaluar – dhe këto janë vaksinat dhe ‘testet e shpejta’. ”/Opinion.al

Pas